Në mjediset e Caritas-it Shqiptar, më 9 Janar 2015, anëtarët e stafit të projektit “Të jesh aktiv – pa barriera”, projekt i zbatuar nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017, u takuan për një vlerësim të vijueshmërisë së projektit. Koordinatorët e tre qendrave, punonjëset sociale dhe juristët përshkruan aktivitetet e realizuara gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2014. Duke qenë se në këto zona jetojnë një numër i lartë i personave me aftësi të kufizuar, ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe në gjithëpërfshirjen e këtyre personave, në ndërgjegjësimin e familjarëve dhe komunitetit për këtë kategori dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në jetën sociale. Problematikat që shoqërojnë këta persona në këto tre zona janë të shumta. Problem shqetësues vazhdon të mbetet izolimi i këtyre personave nga familjarët e tyre si dhe fakti se këta persona janë të painformua për të drejtat e tyre dhe mbështjen ligjore që gëzojnë dhe mënyrën se si mund t’i kërkojnë këto të drejta, gjithashtu edhe komuniteti është krejtësisht i painformuar për mbështjen që gëzon kategoria e personave me aftësi të kufizuar. aktiv_pa_barriera02Gjithashtu kanë filluar të funksionojnë qendrat e këshillimit pranë zyrave përkatëse të projektit, pranë të cilave janë paraqitur persona të shumtë me probleme nga më të ndryshmet. Rastet e tyre janë ndjekur nga anëtarët e stafit, të cilët kanë ndërmjetësuar pranë organeve përkatëse për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Të ftuara në këtë takim ishin edhe dy eksperte nga FSHDPAK, të cilat kanë marrë përsipër vlerësimin e nevojave të personave me aftësi të kufizuar në tre zonat e projektit si dhe planin e veprimit dhe ndjekjes individuale duke synuar gjithëpërfshirjen e këtyre personave. Ato u informuan mbi një panoramë të përgjithshme të gjendjes së personave me aftësi të kufizuar në tre zonat e projektit dhe ranë dakord me stafet për afatet e realizimit të këtij studim vlerësimi, i cili do të finalizohet me me një Plani Veprimi gjithëpërfshirës. Gjithashtu në këtë takim ishin të pranishëm edhe anëtarë të qendrës ditore Arrameras “Jetë në zhvillim” për të bashkëndarë përvojën e tyre në realizimin e instrumentave të ndjekjes individuale për personat me aftësi të kufizuar.