Caritasi Shqiptar eshte nje organizate bamirese e Konferences Ipeshkvnore e Kishes Katolike, e cila eshte krijuar qe ne vitin 1993. Caritasi Shqiptar operon ne te gjithe territorin e Shqiperise, nepermjet gjashte zyrave te tij dioqezane, ne Shkoder, Lezhe, Rreshen, Lac-Vau-Dejes, Tirane dhe Elbasan.
Qe nga themelimi i tij Caritas ka dhene nje ndihme shume te madhe per perballimin e emergjencave civile, dhe eshte gjendur gjithmone prane njerezve ne nevoje.
Lidhur me termetin ne rrethin e Dibres, qe ra ne mesnaten e dt. 7.09.2009, Caritasi Shqiptar dergoi menjehere per inspektim ne vendngjarje grupin e emergjencave sebashku me Ipeshkvin e Dioqezes se Rreshenit Mons. Cristoforo Palmieri. Ne takimin qe paten me kreret lokal dhe nga mbikqyrja direkte e zonave te prekura, grupi i Caritasit shprehu predispoziten e tij per te bashkepunuar dhe per te ndihmuar ne permiresimin e gjendjes.
Paraprakisht, Caritasi ka derguar nje sasi çadrash dhe batanijesh per banoret e mbetur pa strehim. Caritasi Shqiptar ne bashkepunim me Dioqezen e Rreshenit, premtoi se do te impenjohej me mjaft perkushtim per te sjelle ndihma te tjera per banoret e prekur nga termeti. Menjehere pas verifikimeve Caritasi Shqiptar ndermori veprime konkrete. Grupi i emergjencave te Caritasit Shqiptar ka vajtur disa here gjate gjithe kësaj periudhe dhe ka shperndare ndihma ushqimore, mjekesore dhe materiale te tjera per banoret, te cilet jetojne ende ne tenda. Sot me dt, 17.09.2009, vete Drejtori i Caritasit Shqiptar zoti Albert Nikolla, sebashku me Mons. Palmierin kane vajtur per te pare gjendjen me nga afer dhe per te derguar kamionin e katert me ndihma. Giithashtu, neser me dt.18.09.2009 niset nje grup prej shtate vetash, i cili do te asistoje kryesisht femijet e shkollave.
Tirane, 17.shtator 2009