“Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore”

Periudha e implementimit: JANAR 2016 – DHJETOR 2019

Donatorë: Bashkimi Evropian

Në kuadër të projektit “SOCIETIES – Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore” i cili është aprovuar nga Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, Caritas Shqiptar shpall Thirrjen për Projekt Propozime për organizatat/shoqatat/ndërmarrjet e interesuara të shoqërisë cilvile, të cilat merren me çështjen e personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullimeve të shëndetit mendor në Shqipëri.

Objektivi i sub-grantit është të mbështesë dhe të rrisë shërbimet sociale të bazuara në komunitet dhe ndërmarrjet sociale, të menaxhuara nga OSHC-të, duke nxitur përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar (PAK) dhe çrregulllime të shëndetit mendor.

Jeni të lutur të gjeni në linqet e mëposhtme dhe Udhëzuesin e Aplikimit Formularin e Aplikim

Udhëzuesi i aplikimit – Societies

Formulari i aplikimit – Societies