Trajnim per Emergjencat

Me datë 26 Janar në mjediset e Caritas-it Shqiptar u organizua një trajnim me temë “Emergjencat dhe lehtësirat humanitare”. Trajnimi u organizua nga koordinatori i emergjencave në Caritas-in Rumun Thomas Hackl dhe bashkëpunëtorja e tij Ioana Bott me ftesën e Caritas-it Shqiptar. Në trajnim mori pjesë stafi i Sektorit Social dhe një grup nga vullnetarët e Caritas-it Shqiptar.

Trajnimi u organizua në dy pjesë kryesore : trajtimi teorik nga ekspertët dhe aktivitete praktike në grupe të vogla.

Trajtimi teorik u përqëndrua më shumë në: Çfarë është një fatkeqësi, të kuptuarit e katastrofave, menaxhimi i emergjencave, cikli i projekteve të emergjencës, vlerësimi llojet e emergjencës, efektet e saj.

Nëpërmjet punës në grupe, u trajtuan efektet që patën katastrofat në dy raste të sugjeruara nga ekspertët. Nga diskutimet e bëra për të dyja rastet u arrit në disa pika të përbashkëta.

Ne si Caritas, si organizatë humanitare, duhet të ndihmojmë njerëzit të mbijetojnë në mënyrë dinjitoze. Ky është objektivi ynë. Pas kësaj, si ata mund t’i rikthehen normalitetit dhe të parapërgatiten në përballimin e katastrofave? Ekspertët theksuan rëndësinë e vlerësimit të situatës, analizës, planifikimit të aktivitetit, materialeve, burimeve njerëzore, zbatimit të planit si dhe fazën e fundit, monitorimin.

“Ne nuk jemi shteti dhe nuk mund të bëjmë gjithçka, por mund të japim një ndihmesë të vogël në lehtësimin e vuajtjes, ky është edhe misioni ynë”.