Organizata: Caritas Shqiptar

Pozicioni: Kuzhinier/e
Departamenti: Social
Vendodhja: Tiranë
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar ne bashkëpunim me Caritas Gjerman implementon projektin “ Fëmijët dhe të rinjtë”. Qëllimi i këtij projekti është: Fëmijet dhe të rinjtë e margjinalizuar dhe famijet e tyre kanë përmirësuar jetesën e tyre dhe janë qytetar aktiv në komunitet. Ky projekt implementohet në Zonat e Paskuqanit dhe Cërrikut ku janë të vendosura edhe dy qendrat ditore.  Ky projekt në vizionin e tij kërkon që fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri të jenë të përgatitur për të ardhmen e tyre, e cila duhet t’u rezervojë atyre më shumë mundësi, shanse, respekt dhe më shumë dinjitet. Në çdo qendër ditore është një staf multidisipinar, i cili implementon projektin. Pjesë e këtij stafi është edhe Kuzhinier/e.

Përgjegjësitë Specifike

Kuzhinieri është përgjegjës për përgatitjen e ushqimit në qendër.

Kuzhinieri është përgjegjës për përgatitjen e listës së ushqimeve që nevojiten çdo fillim jave.

Kuzhinieri është përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjentit të kuzhinës.

Kualifikimet

Të ketë eksperiencë pune në kuzhinë.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencë
Të ketë aftësi të mira komunikuese.

Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
Të respektojë gjatë punës parimet e doktrinës sociale të Kishës Katolike.

Ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Caritas Shqiptar ose dërgoni me e-mail dokumentat e mëposhtëm në adresën caritasalbania@caritasalbania.org

  • Letër Motivimi

  • CV

  • Referenca

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.

Data e mbylljes së aplikimeve është 23 Gusht 2016.