Me datë 20-21 Janar 2016 një përfaqësi nga Caritas-i Shqiptar morën pjesë në një vizitë studimore në Barcelonë–Spanjë.  Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i informacioneve në lidhje me ngritjen dhe menaxhimin e Sipërmarrjeve Sociale.

Gjatë ditës së parë vizita u fokusua në njohjen e veprimtarisë dhe projekteve të ndërmarra nga Fondacioni “Formim dhe Punësim”, i themeluar nga Caritas-i spanjoll.

Ky fondacion është themeluar prej njëzet vitesh, duke synuar;

  • Nxitjen e punësimit,
  • Rritjen e shërbimeve të ofruara nga ndërmarrja, si përgjigjja më e mirë për përfshirjen sociale,
  • Krijimin e linjave të bashkëpunimit ndër-institucionale (Qeverisje Vendore-OJF-Biznesi i madh) me qëllim gjenerimin e punësimit.

Gjatë ditës së dytë vizita u përqëndrua në njohjen e projektit të riciklimit të rrobave “Roba Amiga”.

Në kuadër të projektit “Roba Amiga” mblidhen veshje dhe mobilje nëpërmjet dhurimeve të individëve dhe kompanive vendase, përfshijrë te kjo e fundit rezervat ose produkteve me defekte gjatë prodhimit dhe materiale të përdorura.

Fondacioni numëron 9 dyqane në Barcelonë me rreth 80 punonjës, të cilët ndajnë rrobat sipas cilësisë në dy nivele:
-Rroba për shitje në dyqanet brenda qytetit të Barcelonës, të cilat ndryshe quhen crem(cilësi e lartë)
-Rroba për në market, të cilat kryesisht janë të destinuara për dhurim në Afrikë dhe riciklim në Indi.

Rrjeti i dyqaneve “Roba Amiga” aplikon çmime shumë të arsyeshme, duke ndërruar rrobat sipas sezonit dhe kërkesave të klientëve. Të gjitha përfitimet janë alokuar tërësisht për punësimin e personave në rrezik të përjashtimit social.

Fondacioni nëpërmjet marrëveshjes me Bashkinë e Barcelonës ka arritur të sigurojë dhënien e një çeku me një vlerë të caktuar për familjet me vështirësi ekonomike. Punonjësi social i Bashkisë vlerëson nevojat e familjeve dhe sipas rastit jep një çek, të cilin personi në nevojë mund ta shpenzojë në dyqanin me veshje dhe moblije të “Roba Amiga”.

Roli i Caritas-it në këtë projekt është: marrja e përqindjes së interesit të fitimit për kg/rroba në magazinat e rrobave, të cilat janë të shpërndara jo vetëm në Barcelonë, por në të gjithë Spanjën.

Idetë e propozuara:

A)    Fillimi i veprimtarisë së shitjes së rrobave nëpërmjet një projekti sado modest, ku Caritas-i spanjoll nëpërmjet Fondacionit “Formim dhe Punësim” fillimisht do të mundësojë sigurimin e bazës materiale, rroba falas për sipërmarrjen e re.

B)    Ngritjen e një punishteje për seleksionimin dhe riciklimin e rrobave, ku Caritas-i të jetë distributori kryesor.

foto 5