WORKSHOP “SHKËMBIMI LOKAL I NJOHURIVE”

Në valën e krizën ekonomike që ka përfshirë botën këto vitet e fundit, dhe të cilës Shqipëria nuk ka arritur t’i shpëtojë dot, moshat e treat janë ato që preken më shumë. Shtetet janë të detyruara të ulin, apo edhe t’i ndërpresin fare fondet e parashikuara për këtë grupmoshë, duke ulur kështu edhe cilësinë e shërbimit që ata marrin, dhe për të cilin ata kanë shumë nevojë. Në moment të tilla lind nevoja që shteti të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile dhe organizatat private dhe jofitmprurëse për gjetjen e mënyrave që krizat ekonomike të mos ndikojnë tek kujdesi ndaj moshës së tretë.

Me këtë si qëllim, Caritas Albania, në kuadër të projektit rajonal Net-Age, organizoi seminarin”Shkëmbimi Lokal i Njohurive”, me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshëm të interest. Zhvillimi i seminarit synonte nxitjen e fuqizimit dhe bashkëpunimit midis aktorëve public dhe privat në ofrimin e shërbimeve social-shëndetësore për të moshuarit.

Hartimi i rekomandimeve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen aktualisht nga institucionet publike dhe private ishin gjithashtu në focus të këtij seminari. Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqënies dhe Rinisë, Shërbimi Social Shtetëror, si edhe organizatat e ndryshme vullnetare që ofrojnë shërbime për të moshuarit. Diskutimin e hapi znj. Elona Memetaj, menaxhere e projektit NET-Age, me një pasqyrim të hartës së rrjetit të shërbimeve sociale, private apo publike, për të moshuarit. Aurora Koqeku, asistente e projektit, prezantoi  analizën SWOT të shërbimit në banesë për të moshuarit.

Diskutimet dhe debatet me pjesëmarrësit nxorrën disa përfundime, si psh: nevoja e një rregullimi ligjor që përcakton kryerjen e praktikave profesionale të studentëve pranë qendrave OJF, me qëllim nxitjen e vullnetarizimit në shërbim të moshave të treat; formimin e një akti nënligjor për ngritjen e qendrave të geriartrisë pranë çdo bashkie, dhe këto qendra të përfshijnë mjekë, punonjës social, infermiere, etj, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për të moshuarit; nevojën për aprovim të statusit të moshës së tretë, i cili njeh pensionine 13të, transportin falas, si edhe shërbimin mjekësor falas. Disa nga problematikat që u nxorrën në pah gjatë seminarit përfshijnë: mungesa e këshillave për mbrojtjen e moshës së tretë në 12 qarqet e vendit, të cilët do të lobonin dhe advokonin për problemet e kësaj grupmoshe; mungesa e shërbimit mjekësor në familje; dhe mungesa e qendrave rezidenciale në bazë të numrimit të popullësisë.