‘Zgjidhet Presidenti dhe Drejtori i Caritas-it Shqiptar’


  Këto dite zhvilloi punimet Konferenca (e radhës) Ipeshkvnore e Shqipërisë. Pjesë e rëndësishme e konferencës ishin edhe zgjedhjet për Presidentin dhe Drejtorin e Caritas Shqiptar. Të gjithë Ipeshkvinjte anëtare të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, në mënyre unanime vendosën ti besojne një mandat të dytë Presidentit aktual Imzot George Frendo dhe Drejtorit aktual Dr. Albert P. Nikolla.
  Konferenca e vlerësoi si shumë të suksesshme punën e bërë nga Caritas Shqiptar deri tani.
  Më poshtë do të gjeni fjalën e mbajtur nga Drejtori i  Caritas-it Shqiptar për këto 5 vjet punë:

5 VJET TE SHPREHURA ME 5 FJALE

Reflektim mbi mandatin e parë si Drejtor i Caritas-it Shqiptar.

 1. Faleminderit.

  Nuk gjej dot fjalë të përshtatshme për ta shprehur ndjesinë time për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen time të thellë  për të gjithë Ju Ipeshkvinj të Nderuar, dhe në mënyrë të veçantë për Imzot George Frendon me të cilin pata fatin e madh të ndaj këtë përvojë, që pa hezitim, do ta quaja të jashtëzakonshme. “Faleminderit” është një fjalë e madhe që na kujton Krishtin në darkën e fundit.“Pastaj mori bukën, u falenderua, …” Luka (22, 19-20). Nuk mund të mos i referohem kësaj fjalë të Krishtit e cila përbën thelbin e kremtimit të Eukaristisë. Jam përpjekur, me gjithë kufizimet e mia, që kjo fjalë të udhëheqë gjithë punën time gjatë këtyre 5 viteve. Ajo që ishte e jashtëzakonshme kishte të bënte me faktin se kalova nga “etika” si spekullim filozofik e akademik, me punën që bëja si pedagog në universitet, tek “etika” pranë njerëzve në nevojë.Me shume…