1 Qershori, ka ardhur ndryshe për nënat dhe fëmijët e tyre në IEVP Ali Demi. Përtej mureve dhe hekurave, depërtojnë emocionet dhe gëzimi i këtyre fëmijëve. Caritas Shqiptar, në vazhdim të implementimit të projektit “Shtegu i mundësive” ndodhet pranë grave të dënuara, për t’u bërë pjesë dhe për t’i mbështetur ata në këtë rrugëtim të vështirë. Ekipi i Caritas përgatiti dhe dekoroi ambjentet e përbashkëta të institucionit, për të ndezur më shumë atmosferën nëpërmjet animacionit festiv, këngëve, kërcimeve dhe pikturave në fytyrë me fëmijët. Grupi i vullnetarëve Italianë vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen me eksperiencën e tyre në aktivitetet e Caritas.
Në përfundim të festës, u shpërndanë dhurata për fëmijët, të përgatitura me kujdes nga ekipi projektit.
June 1st, has come differently for mothers and their children in the IEVP Ali Demi. Beyond the walls and bars, breakthrough the emotions and joy of children. Caritas Albania, in continuation of the implementation of the project “Path of Opportunities” is close to the convicted women, to be part and to support them in this difficult journey. The Caritas team prepared and decorated the common areas of the institution, further lighting up the atmosphere through animation, songs, dances and face paintings with the children. The group of Italian volunteers are still offering their support for their experience through Caritas activities.
At the end of the celebration, gifts were distributed to the children, all carefully prepared by the project team.