Tiranë, më 23/08/2018
KËRKESË PËR OFERTË
Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje artikujsh ushqimor dhe pastrimi” për organizatën jo-qeveritare Caritas Shqiptar.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për blerje Artikuj ushqimor dhe pastrimi ” si dhe certifikatat për secilin produkt, pranë zyrave të organizatës sonë deri më datë 27/08/2018 në oren 12:00.
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.
Tirane
DETYRAT
1. Biznesi do të sigurojë të gjitha materialet e kërkuara dhe në kohë sipas kërkesës së Caritas-it Shqiptar.
2. Biznesi do të sigurojë transportin e produkteve në zyrat e Caritas-it Shqiptar.
3. Biznesi duhet të respektojë çmimet dhe materialet e vendosura në fillim.
4. Biznesi garanton cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës dhe dorezimin e tyre brenda aftatit te kerkuar.
5. Afati i dorezimit te materialeve duhet te behet brenda një jave nga data e degimit te porosisë.
Caritas-i Shqiptar do të sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të mësipërme.
Materialet
Nr | Artikuj Pastrimi | Njesia | Sasia |
1 | Detergjent rrobash universal 3kg | Pako | 1 |
2 | Pastrues xhamash 750ml | Cope | 1 |
3 | ACE clasica 1l | Shishe | 1 |
4 | Sapun 90 gr | cope | 1 |
5 | Kove + shtrydhese 10l | cope | 1 |
6 | Shtup me fije | cope | 1 |
7 | Shkop shtupe | cope | 1 |
8 | Detergjent pllakash 1l | cope | 1 |
9 | Furca + lopate pastrimi | cope | 1 |
10 | Detergjent enesh 900ml | cope | 1 |
11 | Sfungjer enesh 5pc | cope | 1 |
12 | Tel enesh | cope | 1 |
13 | Sgrasatore | cope | 1 |
Nr | Artikuj Ushqimor | Njesia | Sasia |
1 | Vaj luledjelli 1.5 lt | Shishe | 1 |
2 | Makarona supe 500 gr | Pako | 1 |
3 | Makarona 500 gr | Pako | 1 |
4 | Oriz 1kg | Pako | 1 |
5 | Sheqer 1kg | Pako | 1 |
6 | Fasule 1kg | Pako | 1 |
7 | Kripe 200gr | Pako | 1 |
8 | Salce 1.5 lt | Shishe | 1 |
9 | Miell 1kg | Pako | 1 |
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.
Mënyra e vlerësimit të ofertave
1- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar certifikaten për secilin produkt i cili do të shoqërohet me oferten financiare.
2- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar ofertat të mbyllura në zarf në adresën e mëposhtme:
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.
Komisioni i vlerësimit do të analizoje së pari certifikatat dhe do të vlerësojë nese cilesia eshte e përshtatshme. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e certifikatave do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do te zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Kopje e ekstraktit të regjistrimit QKR.
- Oferta me çmimin e produkteve.
- Certifikate ISO 9001.
- Certifikate Produkti për secilin nga produktet.