Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Mjek/e
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Vendodhja: Bilisht/ Korçë
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UN WOMEN me mbështetjen e Qeverisë Norvegjeze për fondin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm po zbaton një projekt në mbrojtje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të pritjes në kufij dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të menaxhuar flukset e migracionit të përzier, me fokus fëmijët e pashoqëruar, gratë në rrezik nga trafikimi dhe dhuna, të mbijetuarat e dhunës/ trafikimit dhe abuzimit. Ky projekt do të realizohet përmes identifikimit të rasteve, mbështetjes psiko-sociale dhe intervistimit duke rritur aksesin e tyre në infomacion, përkthim, këshillim dhe referim ne sistemin e shërbimeve sociale në nivel lokal apo qendror.
Mjeku do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit duke ofruar përkthim sipas nevojave në pikat kufitare të zones ku zbatohet projekti, punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e detyrave të deleguara nga manaxheri, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin.
Projekti zbatohet në qarkun e Korçës.
Përgjegjesitë Specifike
- Siguron ndihmë urgjente mjekësore për gratë dhe vajzat gjatë qëndrimit në mjediset e pritjes së përkohshme;
- Siguron mbështetje dhe këshillim mjekësor për gratë dhe vajzat për shëndetin riprodhues dhe çështje të tjera të kujdesit shëndetësor;
- Të ofrojë mbështetje stafit të terrenit gjatë punës me grupet miks migratore sidomos me gra dhe vajza të identifikuara nga Policia Kufitare dhe Migracionit.
- Siguron një ambjent mikpritës dhe të sigurtë për personat që viziton.
- Vlerëson rrezikshmërinë e rasteve të paraqitura sipas protokollove përkatëse.
- Të zbatojë parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencial
- Ofron informacion të detajuar për rastet që identifikon dhe trajton.
- Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët vendorë dhe anëtarët/et e komunitetit.
- Siguron mbështetje mjekësore për autoritetet në dhënien e përgjigjes së parë për ata që akomodohen në qendrat e pritjes;
- Mbështet stafin e zyrës në identifikimin e viktimave të mundshme të dhunës, trafikimit dhe abuzimit;
- Mbështet stafin e zyrës në referimin e mëtejshëm të viktimave të mundshme për shërbime të specializuara;
- Koordinon me Policinë e Kufirit dhe Migracionit rastet e referimeve në spital për personat në gjendje të rënduar;
- Kryen një analize të nevojave më të shpeshta të lidhura me nevojat mjekësore të personave në mjediset e pritjes së përkohshme;
- Përgatit raporte javore, raporte mujore dhe raportin përfundimtar sipas nevojave;
- Sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNWOMEN.
- Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
- Angazhohet edhe jashte orarit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në mjeksi;
- Të ketë eksperiencë pune në profesion të paktën 1 vjeçare;
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale per të levizur sipas nevojave te punës;
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
- Aftësi të mira organizative
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
- Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 17.06.2021 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327 ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org
Kohëzgjatja e pozicionit është 5 muaj dhe data e parashikuar është 23 qershor 2021 deri me 23 nentor 2021. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.