Organizata:                              Caritas Shqiptar

Pozicioni:                                   Infermier

Departamenti:                        Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar

Vendodhja:                                Tiranë dhe Rrëshen

Varet & raporton tek:           Menaxheri i Projektit

 

Konteksti i Projektit:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me Caritas Austria,  dhe  me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale Austri, ka filluar zbatimin një projekti i cili konsiston në shërbimin infermieror dhe psikologjik të 50 të moshuarve në Njësinë Administrative nr.1 Tiranë dhe 50 të moshuarve në Rrëshen.

Shërbimi në banesë për të moshuarit është një shërbim i integruar ndërmjet kujdesit shëndetësor dhe atij shoqëror.

Një ndër problemet kryesore të të moshuarve në Shqipëri, është se ata jetojnë vetëm pasi fëmijët apo të afërmit e tyre jetojnë në emigrim. Janë rreth 400,000 persona të moshuar në Shqipëri ose 14% e popullsisë totale. Moshimi i popullsisë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën sa vjen e rritet duke kërkuar vëmendje dhe buxhetim të lartë kryesisht në sistemin social-shëndetësor. Ajo që i mbetet OSHC dhe vetë instituiconeve publike/private, është të lobojnë dhe punojnë fort për një moshim sa më aktiv.

Përgjegjesitë Specifike

  • Infermieri është pjesë e ekipit multidisiplinar të projektit.
  • Infermieri është përgjegjës per mbajtjen nën kontroll të parametrave vitale si (matje tensioni, glicemie, mjekime të ndryshme, injeksione etj).
  • Është përgjegjës për shoqërimin (kur është e nevojshme) e të moshuarve në qendrën shëndetësore për vizitat mjeksore.
  • Infemrieri do të referojë recetat mjekësore të medikamenteve pranë Koordinatorit i cili siguron blerjen e tyre.
  • Infermieri ka përgjegjësinë për lehtësimin e mardhënieve me qendrat shëndetësore dhe përfituesve.
  • Infermieri mban kontakte me të gjithë stafin për problematikat shëndetësore të të moshuarve.
  • Infermieri mban shënim çdo ndërhyrje/procedurë infermierore të ndjekur për të moshuarit në një skedë të posaçme.
  • Infermieri është i disponueshëm për punë të tjera që dalin gjatë implementimit të projektit dhe ndikojnë në performanën e tij dhe të implementimit të aktiviteteve.
  • Me miratim të Menaxherit të Projektit merr pjesë në trajnime të ndryshme të akredituara nga QKEV me qëllim përmiresimin e performancës në punë.

  

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Infermieri;
  • Të jetë i regjistruar tek Urdheri i Infermierit
  • Eksperiencat e punës në fushë përbën avantazh;
  • Preferohet person me eksperiencë pune në terren, në shërbim në banesë;
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike (paketa office);

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar

Afati i dorëzimit

Dokumentat e kërkuara duhet të dërgohen në adresat e emailit të mëposhtme brenda datës 12.07.2021:

caritasalbania@caritasalbania.org

j.bici@caritasalbania.org

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.