Udhëzuesi për Bazat e Komunikimit të Aksesueshëm në gjuhën rome (Romani)
Ky udhëzues është përkthyer në gjuhën rome në kuadër të projektit ACTIVE 2 – Komunikimi i Aksesueshëm për Përfshirjen e Personave të Cenueshëm dhe të Përjashtuar në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i tij është të mundësojë akses më të lehtë në informacion për komunitetin rom dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e komunikimit të aksesueshëm. Udhëzuesi ofron rekomandime dhe udhëzime praktike për ta bërë komunikimin më të qartë, më të kuptueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë.