Ky manual Advokimi është hartuar me qëllim mbështetjen e përpjekjeve drejt komunikimit të aksesueshëm dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera që përballen me barriera sa i takon aksesit në informacion. Ai synon forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC), organizatave të personave me aftësi të kufizuara (OPAK) dhe organizatave për ngritjen e kapaciteteve (ONK) për të advokuar për miratimin dhe zbatimin e standardeve të aksesueshmërisë në praktikat e komunikimit, politikat publike dhe dokumentet institucionale. Manuali ofron udhëzime praktike, mjete dhe shembuj për të ndihmuar aktorët lokalë për promovimin e komunikimit të aksesueshëm përmes ndërgjegjësimit, dialogut me institucionet dhe pjesëmarrjes aktive në proceset e vendimmarrjes.
Shkarko materialin: