Kjo broshurë në gjuhë të lehtë është përgatitur për të ofruar informacion të qartë, të thjeshtë dhe të kuptueshëm mbi rëndësinë e kujdesit për veten dhe mirëqenien personale. Materiali është përshtatur sipas parimeve të gjuhës së lehtë (Easy-to-Read), duke përdorur fjali të shkurtra, fjalor të thjeshtë dhe ilustrime mbështetëse, në mënyrë që informacioni të jetë sa më i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, vështirësi në të nxënë, të moshuarit, si edhe për këdo që përfiton nga komunikimi i thjeshtuar.

Në këtë broshurë do të gjeni këshilla praktike për kujdesin ndaj higjienës personale, ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik, pushimit, mirëqenies emocionale dhe krijimit të zakoneve të shëndetshme në jetën e përditshme. Qëllimi i saj është të ndihmojë lexuesit të kuptojnë më mirë si të kujdesen për veten, të marrin vendime të informuara dhe të forcojnë pavarësinë e tyre në jetën e përditshme.

Broshura është zhvilluar në kuadër të promovimit të komunikimit të aksesueshëm dhe përfshirjes së barabartë, duke mbështetur të drejtën e çdo personi për të marrë informacion në një format që mund ta lexojë, ta kuptojë dhe ta përdorë.

Shkarkoni broshurën ⇓⇓⇓

Kujdesi per veten.pdf