Kjo broshurë në gjuhë të lehtë është krijuar për të ndihmuar personat të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe të aksesueshme. Materiali është përgatitur sipas parimeve të gjuhës së lehtë (Easy-to-Read), me fjali të shkurtra, fjalor të kuptueshëm dhe ilustrime mbështetëse, për t’u ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara intelektuale kryesisht.

Broshura trajton të drejtat themelore të çdo njeriu, duke shpjeguar se çdo person ka të drejtë të trajtohet me dinjitet, respekt dhe barazi. Ajo ofron informacion të kuptueshëm mbi të drejtën për arsim, shëndetësi, punësim, pjesëmarrje në komunitet, mbrojtje nga diskriminimi dhe mundësi të barabarta në jetën e përditshme.

Qëllimi i kësaj broshure është të fuqizojë personat që të njohin të drejtat e tyre, të ndihen më të sigurt për t’i kërkuar ato dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në shoqëri. Ajo promovon komunikimin e aksesueshëm dhe mbështet të drejtën e çdo individi për të marrë informacion në një format që mund ta lexojë, ta kuptojë dhe ta përdorë.

Shkarkoni broshurën ⇓⇓⇓

Te drejtat e mija.pdf