Tiranë me 01/09/2026
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkëpunuar me rrjetin unik të Enteve të Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
- Respektimi i të drejtave të njeriut
- Respektimi i dinjitetit njerëzor
- Respektimi kulturës dhe diversitetit
- Të njejtë dhe të barabartë
- Solidaritet
- Përfshirja e vullnetarëve
- Paqja
- Drejtësia Sociale
Autoritet Prokurues: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: Printimi dhe prodhimi i produkteve promocionale
Nr. i Referencës: ITB-PP-ADM-26
Lloji i Procedurës: Ftesë për ofertë (ITB)
Data e Njoftimit të tenderit: 01/09/2026
Data e mbylljes së njoftimit: 14/09/2026 Ora:16:00
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Kontraktimin e një subjekti për printimin dhe prodhimin e produkteve promocionale për një periudhë njëvjeçare. Për ofrimin e këtij shërbimi, Caritas Shqiptar fton të gjitha subjektet që kanë si objekt veprimtarie printimin, prodhimin dhe furnizimin me produkte promocionale, që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 14 Shtator 2026, ora 16:00, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentet plotësuese, të mbyllura në zarf.
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.
- Në zarfin e parë me mbishkrimin “Propozimi Teknik – ITB-PP-ADM-26”, do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr tre muajt e fundit);
- Portofol punimesh.
- Në zarfin e dytë me mbishkrimin “Oferta financiare – ITB-PP-ADM-26”, do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
-
- Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Aneks 1 – Kërkese për Ofertë (Kliko për të shkarkuar dokumentin);
-
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në dy zarfe të ndryshëm jotransparent, të mbyllur dhe të vulosur, në adresën: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë.
Çdo ofertë e marrë pas datës së përcaktuar për mbylljen e tenderit nuk do të pranohet.
Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen.
Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën Shqipe.
Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.
Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: e.gripshi@caritasalbania.org ose caritasalbania@caritasalbania.org .
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
- Të dorëzojë një portofol punimesh, ku të jenë ta pasqyruara punime të artikujve të ndryshme promocional.
Formula e vlerësimit
Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania plotëson kushtet teknike të kërkuara në këtë thirrje.
Sistemi i vlerësimit do të bëhet me metodën kalon/dështon, dhe vetëm për kompanitë që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të shqyrtohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.
Oferta fituese do të zgjidhet nga Komisioni Kontraktues mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar, pasi të jenë plotësuar kushtet teknike.
Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës, do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.