Thirrje për pjesëmarrje në tender – Ekpert për hartimin e dy kurrikulave për punësimin profesional, për persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Tiranë me 07/10/2026

Të nderuar,

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

Autoritet Kontraktor:                                           Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                  “Ekspert për hartimin e dy kurrikulave për punësimin profesional të PAK”

Data e njoftimit të tenderit:                                07/10/2026

Data e mbylljes së njoftimit:                               15/10/2026; Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                      Gjuhën Shqipe ose Angleze

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Hartimin e dy kurrikulave profesionale për punësimin e personave me aftesi te kufizuar, në Shqipëri, të cilat do të jenë të specifikuara në dokumentin e termave të referencës ToR, të cilin mund ta gjeni bashkëngjitur kësaj thirrje (Kliko këtu për të shkarkuar ToR). Për të realizuar shërbimin e kërkuar, Caritas Shqiptar fton të gjithë personat që përmbushin kriteret e kërkuara, të paraqesin aplikim e tyre, brenda afatit kohor të përcaktuar në këtë thirrje.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Dokumentacioni që duhet paraqitur është:

  • Kërkesën për ofertë (Kliko këtu për të shkarkuar formatin);
  • CV-në e kandidatit, në gjuhën shqipe ose angleze, e cila duhet të pasqyrojë qartë përvojën profesionale, referencat dhe eksperiencën në kryerjen e detyrave të ngjashme, si dhe njohuritë dhe ekspertizën në fushën e kërkuar. Kandidatët duhet të paraqesin gjithashtu certifikatat ose dokumentet përkatëse që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet;
  • Për personat juridikë, përveç dokumentacionit të mësipërm, duhet të dorëzohet edhe CV-ja e personit të angazhuar për hartimin e kurrikulave, e cila dëshmon përvojën dhe kualifikimet përkatëse.
  • Çdo dokumentacion tjetër mbështetës që dëshmon përmbushjen e kërkesave dhe kritereve të përcaktuara në këtë thirrje.

Kandidatët pjesëmarrës duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës së email-it: caritasalbania@caritasalbania.org 

Në subjektin e email-it duhet të shënohet: ”Aplikim për hartimin e kurrikulave”

Aplikimi duhet të dërgohet brenda datës  15.10.2026, ora 16:00.

Çdo aplikim i marrë pas datës dhe orës së mbylljes së afatit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e aplikimeve, duke bërë njoftimin publik për shtyrjen e afatit.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: e.gripshi@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Një Komision i Pavarur do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të vendosë për përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni do të marrë parasysh të gjitha kriteret e përcaktuara gjatë analizimit të aplikimeve. Kriteret bazë për vendimmarrjen janë:

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kandidati ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë shpallje. Më pas, ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

1. CV e kandidatit (50 Pikë)
Kandidati me CV më të mire, do vlerësohet me pikët maksimale. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:

  • Vendi i parë – 50 Pikë;
  • Vendi i dytë – 45 Pikë;
  • Vendi i tretë – 40 Pikë.

2. Eksperiencë pune me personat me aftësi të kufizuar (20 Pikë)
Eksperienca pune të mëparshme me personat me aftësi të kufizuar vlerësohet si e rëndësishme në një procedurë të tillë, prandaj një peshë vlerësimi i është dhënë edhe këtij kriteri.

3.Oferta financiare (30 Pikë)
Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, Komisioni do të vlerësojë edhe Ofertat Financiare. Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 5 (pesë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  • Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 30 Pikë;
  • Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
  • Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë.

 

*Oferta fituese do të përzgjidhet në bazë të aplikimit më të mirë, i cili do të grumbullojë numrin më të lartë të pikëve, sipas kritereve dhe metodologjisë së pikëzimit të përcaktuara më sipër.