Thirrje për pjesëmarrje në tender – Organizim aktiviteti Shkodër

Tiranë me 03/11/2026

OBJEKT:      Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar,

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

Autoritet Kontraktor:                                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                      “Organizim aktiviteti – Shkodër”

Nr. i Referencës:                                        ITB-PP-ESAK-26

Lloji i Procedurës:                                     Ftesë për ofertë

Data e njoftimit të tenderit:                      03/11/2026

Data e mbylljes së njoftimit:                    10/11/2026; Ora: 14:00

Dokumentacioni i përgatitur në:            Gjuhën Shqipe

CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Ofrimin e shërbimeve për organizimin dhe zhvillimin e Panairit të Punës, i cili do të mbahet më datë 19 Nëntor 2026, me pjesëmarrjen e rreth 80 personave. Aktiviteti do të zhvillohet në një sallë konferencash të organizuar në formatin e teatrit, me një panel prej 4 personash. Gjithashtu, duhet të sigurohet një hapësirë e dedikuar për organizimin e një panairi ekspozues, ku do të prezantohen produkte dhe punime të realizuara nga persona me aftësi të kufizuara. Në këtë hapësirë parashikohet pjesëmarrja e organizatave, qendrave dhe shoqatave që punojnë me persona me aftësi të kufizuara dhe kwrkohen  rreth 10 stenda/tavolina të dedikuara për ekspozimin e punimeve.
Në kuadër të aktivitetit, kërkohet gjithashtu sigurimi i shërbimit të përkthimit simultan, i cili duhet të përfshijë një kabinë përkthimi dhe rreth 50 kufje për pjesëmarrësit. Të gjitha subjektet e interesuara, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre ofrimin e këtyre shërbimeve, ftohen të paraqesin ofertat përkatëse brenda datës 10 nëntor 2026, ora 14:00.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Dokumentacioni që duhet paraqitur është:

  • Kërkesën për ofertë (KLIKO KETU PER TE SHKARKUAR);
  • Foto të sallës së konferencës në formë teatri, me kapacitet 80 persona;
  • Foto të aksesueshmërisë në ambjente për personat me aftësi të kufizuar;
  • Foto të ambjentit ku do të organizohet panairi me rreth 10 stenda;
  • Menunë e shërbimit katering.

Kandidatët pjesëmarrës duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës së email-it: caritasalbania@caritasalbania.org

Në subjektin e email-it duhet të shënohet: “Ofertë per organizimin e aktivitetit Shkodër”

Aplikimi duhet të dërgohet brenda datës 10.11.2026, ora 14:00.

Çdo aplikim i marrë pas datës dhe orës së mbylljes së afatit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke bërë njoftimin publik për shtyrjen e afatit.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e e-mail:  e.gripshi@caritasalbania.org /  caritasalbania@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit

Ofertuesi duhet:

  1. Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në objektin e veprimtarisë të ketë të përfshirë edhe objektin që kërkohet të prokurohet nga kjo procedurë.
  2. Veprimtaria të ushtrohet në qytetin e Shkodrës.
  3. Të garantojë aksesin për personat me aftësi të kufizuar (Vërtetuar me foto).
  4. Të disponojë ambjente të përshtatshme për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga subjektet si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar do të skualifikohen.

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë shpallje. Sistemi i vlerësimit do të bëhet me metodën kalon/dështon, lidhur me kriteret teknike të parashikuara në seksionin “Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit”. Vetëm për subjektet që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit Teknik, do të shqyrtohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.

Komisioni Kontraktues do të vlerësojë ofertat financiare të subjekteve të kualifikuar.

Fituesi do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë.