Thirrje për pjesëmarrje në tender – Ekspert/Trajner për përdorimin e mjeteve digjitale dhe Inteligjencës Artificiale për komunikim të aksesueshëm dhe përmbajtje në gjuhë të lehtë për t’u kuptuar

 

Tiranë me 05/11/2026

 

Të nderuar,

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

 

Autoritet Kontraktor:                                                 Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                        “Ekspert për përdorimin e mjeteve digjitale dhe IA për komunikim të aksesueshëm dhe përmbajtje në gjuhë të lehtë për tu kuptuar”

Data e njoftimit të tenderit:                                     05/11/2026

Data e mbylljes së njoftimit:                                    12/11/2026; Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                           Gjuhën shqip

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON: 

Ekspert/Trajner për përdorimin e mjeteve digjitale dhe Inteligjencës Artificiale për komunikim të aksesueshëm dhe përmbajtje në gjuhë të lehtë për t’u kuptuar. Caritas Shqiptar është duke zbatuar projektin ACTIVE 2, i cili synon të forcojë kapacitetet dhe të promovojë komunikimin e aksesueshëm dhe gjithëpërfshirjen në Shqipëri dhe në rajon.

Në kuadër të Aktivitetit 2.4 – Ndërtimi i kapaciteteve të ekipeve të Qendrave të Kompetencës, projekti parashikon organizimin e trajnimeve/ëorkshopeve shtesë me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të ekipeve të ekspertëve. Duke marrë në konsideratë zhvillimin e shpejtë të teknologjive digjitale dhe Inteligjencës Artificiale (AI), si dhe mundësitë që këto mjete ofrojnë për përmirësimin e komunikimit, Caritas Shqiptar synon të organizojë një trajnim praktik mbi përdorimin e mjeteve digjitale dhe të Inteligjencës Artificiale për krijimin, përshtatjen dhe përmirësimin e materialeve të aksesueshme dhe në gjuhë të lehtë për t’u kuptuar.

Për informacion më të detajuar, bashkëlidhur do të gjeni Termat e Referencës (SHKARKO KETU).

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Ekspertët/trajnuesit e interesuar ftohen të paraqesin:

  • CV që demonstron kualifikimet dhe përvojën përkatëse;
  • një propozim të shkurtër teknik që përshkruan qasjen dhe metodologjinë e propozuar;
  • ofertën financiare (SHKARKO KETU);
  • shembuj ose referenca të punëve/trajnimeve të mëparshme, nëse disponohen.

Aplikimet duhet të demonstrojnë qartë përvojën praktike të aplikantit në Inteligjencën Artificiale, komunikimin digjital, aksesueshmërinë dhe/ose krijimin e përmbajtjeve të kuptueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Kandidatët pjesëmarrës duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës së email-it: caritasalbania@caritasalbania.org 

Në subjektin e email-it duhet të shënohet:   ”Aplikim për ekspert ACTIVE 2”

Aplikimi duhet të dërgohet brenda datës  12.11.2026, ora 16:00.

Çdo aplikim i marrë pas datës dhe orës së mbylljes së afatit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e aplikimeve, duke bërë njoftimin publik për shtyrjen e afatit.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email:    e.gripshi@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Një Komision i Pavarur do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të vendosë për përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni do të marrë parasysh të gjitha kriteret e përcaktuara gjatë analizimit të aplikimeve. Kriteret bazë për vendimmarrjen janë:

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kandidati ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë shpallje. Më pas, ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV e kandidatit (35 Pikë):
    Kandidati me CV më të mirë, do vlerësohet me pikët maksimale. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:
  • Vendi i parë – 35 Pikë;
  • Vendi i dytë – 30 Pikë;
  • Vendi i tretë – 25 Pikë;

    2. Metodologjia e propozuar (35 Pikë):
  • Vendi i parë – 35 Pikë;
  • Vendi i dytë – 30 Pikë;
  • Vendi i tretë – 25 Pikë;

         3. Oferta financiare (30 Pikë):

Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, Komisioni do të vlerësojë edhe Ofertat Financiare. Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë
prej 5 (pesë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  • Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 30 Pikë;
  • Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
  • Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë;

*Oferta fituese do të përzgjidhet në bazë të aplikimit më të mirë, i cili do të grumbullojë numrin më të lartë të pikëve, sipas kritereve dhe metodologjisë së pikëzimit të përcaktuara më sipër.