Projekti “A.C.C.E.N.T – Aksesueshmëri, Ndërgjegje qytetare, Punësim për personat me aftësi të kufizuara, si një prirje e re”, financuar nga Bashkimi Evropian në kkuadër të Programit Ndërkufitar të Bashkëpunimit Shqipëri – Mal i Zi bazuar në IPA II.
Organizata zbatuese:
- Caritas Arkidioqezan Tivar – Lider i projektit)
- Caritas Shqiptar
- Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve Tivar – organizatë partnere e Caritas-it Arkidioqezan Bar
- Shoqata Projekti “Shpresa” Shkodër – partnere e Caritas-it Shqiptar
Zona e zbatimit të projektit
Mal i zi:
- Komuna Tivar
- Komuna Ulqin
Shqipëri:
- Bashkia Shkodër
- Bashkia Lezhë
Grupet e synuara:
- 50 persona me aftësi të kufizuara
- grupet e interesit në sektorin e aftësisë së kufizuar në të 4 bashkitë e zonës ndërkufitare
- Sektori i biznesit i rajonit (gjithsej 15 punëdhënës)
Përfitues fundorë:
- 200 anëtarë të familjeve të personave me aftësi të kufizuara
- Shoqëria civile në Mal të Zi dhe Shqipëri (gjithsej 5000 qytetarë)
Rezultatet e pritshme:
- 8 kurrikula për punësim dhe punësueshmëri të PAK
- 30 persona me aftësi të kufizuara të trajnuar dhe/ose të mentoruar
- 2000 orë mentorimi të ofruara
- Aktivizim i 20 praktikave të punës (internshipeve)
- 4 iniciativa vetëpunësimi të mbështetura
- 26 persona me aftësi të kufizuara të punësuar
- 15 takime me institucione, OSHC dhe kompanitë që punojnë me persona me aftësi të kufizuara
- 1 panair i përbashkët pune për punësim dhe punësueshmëri të personave me aftësi të kufizuara në Tivar
- 2 fushata mediatike për ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe të publikut në përgjithësi për dobinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës
Punësim = dinjitet!