ACTIVE
“KOMUNIKIMI I AKSESUESHËM NËPËRMJET PËRFSHIRJES SË GRUPEVE VULNERABËL DHE TË PËRJASHTUAR NË BALLKANIN PERËNDIMOR”
Prej majit 2022, Caritas Shqiptar ka nisur zbatimin e një projekti rajonal të fokusuar mbi konceptin e Komunikimit të Aksesueshëm dhe Shkrimin në Gjuhë të Lehtë, që është një iniciativë e rëndësishme për të siguruar që informacionet të jenë të disponueshme dhe të kuptueshme për të gjitha grupet e popullsisë, veçanërisht per grupet vulnerabël dhe në rrezik përjashtimi. Kur flitet për grupe në rrezik përjashtimi nga proceset e ndryshme shoqërore përfshi procesin e informimit dhe komunikimit, duhet të kihen parasysh:
- personat me aftësi të kufizuara shqisore dhe intelektuale;
- rezidentët në Republikën e Shqipërisë që shqipen nuk e kanë gjuhë amtare;
- persona të tjerë me vështirësi në aksesimin e informacioneve komplekse, sikurse është rasti i atyre me disleksi;
- personat e moshës së tretë me probleme të shëndetit mendor që shoqërohen me rënie të aftësive kognitive.
I quajtur ACTIVE – Komunikimi i Aksesueshëm drejt Përfshirjes së Personave Vulnerabël dhe të Përjashtuar në Ballkanin Perëndimor”, ky projekt ka si qëllim madhor të kontribuojë në uljen e pabarazive shoqërore dhe ekonomike që prekin njerëzit e përjashtuar dhe të dizavantazhuar në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe në fuqizimin dhe përfshirjen e personave të dizavantazhuar.
Gjatë zbatimit të fazës së parë të këtij projekti (2022-2024) u zhvilluan një sërë aktivitetesh me ndikim të drejtpërdrejtë në ngritje kapacitetesh jo vetëm për stafin e projektit, por edhe për stafet e institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile sa i takon Konceptit të Komunikimit të Aksesueshëm dhe Shkrimit në Gjuhë të Lehtë në disa zona të Shqiperisë si: Shkodër, Lezhë, Tiranë, Kurbin, Elbasan dhe Durrës. U trajnuan rreth 300 persona nga institucionet publike dhe organizatat joqeveritare.
Po gjatë fazës së parë, u përkthyen në shqip Standardet e Gjuhës së Thjeshtë, të cilat tani janë gjithashtu të disponueshme në faqen e internetit të Inclusion Europe.
Faza e dytë e projektit ACTIVE, është një fazë e cila parashikon aktivitete më të avancuara për sa i përket komunikimit të aksesueshëm dhe shkrimit në gjuhë të lehtë. Gjatë kësaj faze krahas administratës publike të të gjitha niveleve, është parashikuar që koncepti i komunikimit të aksesueshëm të shtrihet edhe nëpër universitete, në mënyrë që studentët e fakultetit të shkencave sociale, sidomos ata që vijojnë studimet në shkencat e komunikimit, të marrin njohuri dhe të përgatiten personalisht dhe profesionalisht në mënyrë që gjatë ofrimit të informacioneve të mbajnë parasysh standardet bazë që kërkohen për të siguruar një mjedis sa më të aksesueshëm për personat që kanë vështirësi në të kuptuarit e teksteve komplekse.
- të rrisë aksesueshmërinë dhe përfshirjen përmes promovimit të përdorimit të Gjuhës së Lehtënë sektorë të ndryshëm, duke përfshirë administratën publike, median, arsimin dhe shoqërinë civile;
- të shërbejë si një pikë kyçe për kërkimin, trajnimin dhe implementimin e standardeve dhe praktikave më të mira të Gjuhës së Lehtë.
- të ofrojë shërbimin e përkthimit të teksteve komplekse në tekste të lehta për t’u kuptuar/lexuar (easy-to-read/understand) sipas porosive të klientëve.
Për më tepër, falë sesioneve të trajnimit për stafin e Caritas-it gjatë fazës së parë të projektit, trajnime të cilat do të vijojnë edhe në fazën e dytë, janë pjekur kushtet për krijimin e Qendrës për Komunikim të Aksesueshëm në Shqipëri, qëllime të së cilës do të jenë:
I konceptuar si projekt pilot në fushën e komunikimit të aksesueshëm, duke e parë të drejtën për informim dhe komunikim të aksesueshëm si të drejtë themelore të njeriut, nëpërmjet projektit ACTIVE 2 Caritas Shqiptar synon të ndërgjegjësojë subjektet publike dhe private për domosdoshmërinë e mbajtjes parasysh të detyrimit të tyre korrespondues që krahas tekstit dhe formateve të ashtuquajtura standarde, në komunikim me qytetarët të aplikojnë edhe formate alternative, si:
- tekstin e lehtë;
- formatet brail dhe audio;
- gjuhën e shenjave dhe
- çdo lloj formati tjetër që garanton përfshirjen e të gjithëve në procesin e komunikimit.
Të shkruash në gjuhë të lehtë nuk është e thjeshtë, por është një detyrim i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha grupet e cenueshme të kenë mundësi të barabarta për të marrë informacionin dhe mbështetjen që u nevojitet. Caritas Shqiptar, nëpërmjet këtij projekti, po kontribuon në krijimin e një shoqërie më të aksesueshme dhe të informuar për të gjithë qytetarët shqiptarë.
- të shërbejë si një pikë kyçe për kërkimin, trajnimin dhe implementimin e standardeve dhe praktikave më të mira të Gjuhës së Lehtë.
- të ofrojë shërbimin e përkthimit të teksteve komplekse në tekste të lehta për t’u kuptuar/lexuar.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është krijimi i faqeve interneti për organizata dhe institucione publike, duke e mundësuar kështu qasjen më të gjerë në informacionet online. Po ashtu, përfshirja e grupeve të tilla si ata nga komuniteti ROM është një element kyç i projektit, duke ofruar materiale të përshtatshme dhe të aksesueshme për ta.
Ky projekt ka një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke siguruar që informacioni të arrijë te ata që më shumë kanë nevojë.