#mundt’indodhëkujtdo

Ankthi i rastësishëm është pjesë normale e jetës. Shumëkush shqetësohet për gjëra të tilla si shëndeti, paratë, apo problemet familjare. Por çrregullimet e ankthit përfshijnë diçka më shumë sesa shqetësimet apo frikërat e përkohshme. Për personat me çrregullim ankthi, ankthi nuk largohet dhe, me kalimin e kohës, mund të përkeqësohet. Simptomat mund të bien ndesh me aktivitetet e përditshme sikurse janë performanca në punë, studimet dhe marrëdhëniet.

Ka lloje të ndryshme çrregullimesh të ankthit, përfshi çrregullimin e gjeneralizuar të ankthit, çrregullimin e panikut, çrregullimin e ankthit social, si dhe çrregullime të larmishme të lidhura me fobitë. (për më shumë klikoni në këtë link)

Studiuesit po konstatojnë se në rrezikun e zhvillimit të një çrregullimi të ankthit kontribuojnë si faktorët gjenetikë, ashtu edhe ata mjedisorë.

Simptomat dhe faktorët e riskut për secilin tip të çrregullimit të ankthit variojnë. Çrregullimet e ankthit përgjithësisht trajtohen me psikoterapi, medikamente, ose të dyja. Teknikat e menaxhimit të stresit, si ushtrimet, syçeltësia dhe meditimi, gjithashtu mund t’i pakësojnë simptomat e ankthit dhe të rrisin efektet e psikoterapisë.