Të nderuar lexues,

Programi YourJob ka mbyllur vitin e parë të eksperiencës, sfidave dhe arritjeve në punën me të rinjtë. Kjo është një nga mundësitë më të mëdha të ofruara për të rinjtë në katër shtetet e Ballkanit për të përballuar sfidat e papunësisë, edukimit, kualifikimit profesional dhe një sërë sfidash personale dhe ndërpersonale. Duke shpresuar në interesin dhe dëshirën tuaj të mirë për tu bërë pjesë e jona, gjeni ndër artikujt e buletinit të programit YourJob të gjitha adresat e publikuara në website-t zyrtare të rajoneve implementuese të programit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë dhe Serbi. Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë me edicionin e tretë të buletinit për periudhën janar-mars 2020 me fokus “Internshipet” por gjithashtu do të gjeni edhe tema të tjera si: firmosja e MoU me institucione publike dhe jopublike, sesionet informuese, vizita të përfaqësuesve të trupave diplomatike në zyrën e YourJob në Bosnje dhe Hercegovine, zhvillimin e kurseve profesionale, hapja e vendeve të lira të punës në pozicione të ndryshme nëpërmjet ndërrmarrjeve sociale për të rinjtë, trajnime të ndryshme për të rinjë si dhe aktivitete dhe bashkëpunime të natyrave të ndryshmë me fokus të rinjtë. Fatkeqësisht, gjatë kohës që është përgatitur ky buletin, e gjithë bota është përfshirë në një situatë të pazakontë të pandemisë për shkak të COVID-19 e cila ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e gjithësecilit. Në këto kushte, stafi i programit YourJob është detyruar të gjejë mënyra alternative për të punuar nga shtëpia por edhe nga zyra duke respektuar distancën sociale me të rinjtë dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Kjo situatë nuk e ndaloi aspak punën tonë, e cila u zhvendos kryesisht online nëpërmjet internetit, të cilën e gjeni të përshkruar në artikujt e mëposhtëm.

 

Përgatiti: Joana Luka

PR YourJob

Caritas Shqiptar