Për shkak të pozicionit gjeografik, Shqipëria prej disa vitesh është kthyer në një vend tranzit dhe destinacioni për grupet mikse migratore që vijnë kryesisht nga vendet e luftës por dhe nga Afrika e Veriut dhe udhëtojnë drejt Bashkimit Europian. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur rritje të dukshme të numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në territor, kryesisht nga Greqia, si dhe rritje të numrit të kërkesave për azil. Stafi i Caritas-it Shqiptar punon në bashkëpunim të ngushtë dhe koordinohet me Policinë e Kufirit dhe Migracionit, me autoritetet lokale si: Shërbimet Sociale, Spitalet Rajonale, Drejtoritë Arsimore.
Siç shkruan Papa Françesku në parathënien e librit “Dritë në udhët e shpresës” : – Udhëtimi i migrantëve nuk është gjithnjë përvojë e lumtur prandaj dhe Caritas Shqiptar vazhdon të punojë duke mbështetur policinë kufitare dhe të migracionit në lidhje me pritjen dhe akomodimin, sidomos në rastet e familjeve me fëmijë.
Se fundmi, me mbështetjen e UNHCR kemi sjellë përmirësime në strukturën e Pikës kufitare në Kapshticë kryesisht si një nga pikat qendrore të hyrjes së migranteve në vend. Janë rinovuar ambjentet e qëndrimit dhe vazhdojmë ti mbështesim me shërbime direkte për grupet mikse migratore.