Sot është Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave, një “krim kundër njerëzimit” siç thotë Papa Françesku, për të cilin duhet të angazhohemi ta luftojmë në mënyrë efektive, por gjithashtu duke u fokusuar edhe në mbështetje për të fuqizuar të mbijetuarit e Trafikimit dhe duke mbështetur reintegrimin e tyre.
Këtë vit, Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave thekson rëndësinë dhe angazhimin e qeverive dhe mekanizmave institucional në interes të viktimave të trafikimit.
Sot, më shumë se kurrë, Caritas Shqiptar është angazhuar për të mbështetur qeverinë për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e personave në të gjitha format e saj.
Ne besojmë, se një veprim i përbashkët dhe i koordinuar i të gjithë aktorëve do të rezultojë në një reagim më të mirë ndaj këtij krimi dhe mbrojtje më të mirë të viktimave të trafikimit.