E Diela  XXXIII e kohës së zakontë

17 nëntor 2019

“Shpresa e të varfërve nuk do të zhgënjehet kurrë”

  1. «Shpresa e të varfërve nuk do të zhgënjehet kurrë » (Ps 9,19). Fjalët e Psalmit shfaqin një aktualitet të jashtëzakonshëm. Shprehin një të vërtetë të thellë që feja arrin të shprehë në veçanti në zemrën e më të varfërve: të rikthehet shpresa e humbur përballë padrejtësive, vuajtjeve dhe paqëndrueshmërisë së jetës.

Psalmisti përshkruan gjendjen e të varfërit dhe arrogancën e atij që e shtyp (Krh: Ps 10, 1-10). Ai thërret gjykimin e Hyjit që të kthehet drejtësia dhe të tejkalohet e keqja (Krh: Ps 10, 14-15). Duket sikur në fjalët e tij kthehet pyetja e cila përshkon shekujt deri në ditët tona: Si mundet Hyji të lejojë këtë pabarazi? Si mund të lejojë që i varfëri të përvujtërohet duke mos ndërhyrë që ta ndhihmojë? Pse lejon që shtypësi të ketë një jetë të lumtur ndërkohë që sjellja e tij do duhej të dënohej pikërisht para vuajtjes të të varfërit?

Ky psalm u kompozua në kohën e një zhvillimi të madh ekonomik dhe, sikur shpesh ndodh, arriti edhe të prodhojë disekuilibra të fortë socialë. Kjo gjë bëri që një numër i madh personash të ndjehen të papërshtatshëm, situata e të cilëve duket akoma më dramatike nëse do të krahasohej me pasurinë e arritur nga pak persona të privilegjuar. Autori i shenjtë, duke vëzhguar këtë situatë, pikturon një kornizë sa reale kaq edhe të vërtetë.

Ishte koha kur njerëzit arrogantë dhe pa asnjë kuptim për Hyjin ndiqnin të varfërit për t’u marrë edhe atë pak që kishin dhe t’i kthenin në skllevër. Nuk është shumë ndryshe sot. Kriza ekonomike nuk ju ka ndaluar grupeve të caktuara një pasurim që shpesh herë duket shumë anormal kur në rrugët e qyteteve tona prekim me dorë një numër e madh të varfërish të cilëve ju mungojnë gjërat elementare; dhe që disa herë janë edhe të përçmuar dhe të shfrytëzuar. Të vinë në mendje fjalët e Zbulesës: «Dhe pasi thua: “Jam i pasur! U bëra pasanik! Asgjë nuk më mungon!” nuk di se je i mjerë, i ngratë, skamnor, i verbër, i zhveshur» (Zb 3,17). Kalojnë shekujt, por gjendja e të pasurve mbetet e pandryshueshme, sikur përvoja e historisë të mos na mësonte asgjë. Fjalët e psalmit, atëherë nuk i përkasin vetëm të së shkuarës, por i përkasin edhe së tashmes sonë e cila është para gjykimit të Hyjit.

  1. Edhe sot mund të listojmë shumë forma të skllavërive të reja të cilave u nënshtrohen me mijëra njerëz, gra, të rinj dhe fëmijë.

Takojmë çdo ditë familje të detyruara të lënë tokën e tyre për të kërkuar forma mbijetese diku tjetër; jetimë që kanë humbur prindërit ose që janë larguar në mënyrë të dhunshme nga prindërit e tyre për motive shfrytëzimi; të rinj në kërkim të një realizimi profesional të cilëve ju ndalohet hyrja në punë nga politika ekonomike miope; viktima të shumë formave të dhunës, nga prostitucioni te droga, dhe të përvujtëruara në intimitetin e tyre. Për më tepër, si mund të harrohen milionat e emrigrantëve viktima që për interesa të fshehura, shpesh të strumentalizuar për përdorim politik, ju mohohet solidariteti dhe barazia? Dhe shumë persona të pastrehë të cilët sillen në rrugët e qytetit tonë?

Sa herë i shohim të varfërit në koshat e mbeturinave duke mbledhur gjërat e hedhura, për të gjetur diçka me të cilën të ushqehen dhe të vishen! Duke qenë vetë ata pjesë e një koshi mbeturinash njerëzore janë të trajtuar si mbeturina, duke bërë që asnjë ndjenjë faji të mos prekë ata që janë fajtorë për këtë gjendje dhe për këtë skandal. Të gjykuar shumë shpesh si parazitë të shoqërisë, të varfërve nuk ju falet as varfëria e tyre. Gjykimi është gjithmonë aty gati për ata. Nuk mund t’ia lejojnë vetes të jenë të butë ose të shkurajuar, sepse janë të konceptuar si rrezik ose si të paafatë, vetëm pse janë të varfër.

Dramë brenda drame, atyre nuk ju lejohet të shohin fundin e tunelit të mjerimit. Është arritur deri në terrorizimin dhe realizimin e një arkitekture të fortë në mënyrë që të lirohen nga prania e tyre edhe në rrugë, vendet e fundit të mikëpritjes. Sillen nga njëra anë e qytetit tek tjetri duke shpresuar të kenë një punë, një shtëpi, pak dashuri… çdo mundësi e ofruar bëhet pakëz dritë; edhe aty ku duhet së paku të rregjistrohet drejtësia, shpesh ato pësojnë dhunën e të nëpërkëmburit. Janë të detyruar të bëjnë orë pune të pafundme nën diellin djegës për të mbledhur frutat e stinës, por janë të shpërblyer me një pagë qesharake; nuk kanë siguri në punë dhe as kushtet njerëzore që i lejojnë të ndjehen të barabartë me të tjerët. Për ata nuk ekziston shpërbilimi dhe nuk kanë as të drejtë të sëmuren.

Psalmisti përshkruan me një realizëm krudel qëndrimin e të pasurve që shtypin të varfërit: “Janë të gatshëm për të shtypur të varfërin…duke e tërhequr në rrjet” (Krh: Ps 10,9). Duket sikur për ata bëhte fjalë për një gjueti ku të varfërit janë të zënë në rrjetë, të marrë dhe të bërë skllevër. Në një situatë si kjo zemra e shumë personave mbyllet, dëshira për t’u bërë të padukshëm fiton mbi gjithçka. Njohim një shumicë të varfërish të cilët shpesh janë të trajtuar si retorikë dhe të duruar si një bezdi. Bëhen si të padukshëm dhe zëri i tyre nuk ka më forcë dhe konsideratë në shoqëri. Burra dhe gra gjithnjë e më të huaj në shtëpitë tona dhe të lënë mënjanë në lagjet tona.

  1. Konteksti që psalmi përshkruan ngjyroset me trishtim për padrejtësinë dhe vuajtjen që godet të varfërin. Pavarësisht kësaj, ofron një bekim të bukur të të varfërit. Ai është ai i cili “beson në Hyjin” (Krh vargu. 11), sepse ka sigurinë që nuk është kurrë i braktisur. I varfëri, në Shkrimin Shenjtë, është njeriu i besimit: ai “njeh Zotin e vet” (Krh ) dhe në gjuhën biblike kjo “ e njeh” tregon një raport personal afektit dhe dashurie.

Jemi përpara një përshkrimi me të vërtetë goditës të cilin nuk do ta prisnim kurrë. Kjo gjë shpreh vetëm madhështinë e Hyjit kur gjendet përpara një të varfëri. Forca e Tij krijuese tejkalon çdo pritshmëri njerëzore dhe bëhet konkrete në “kujtimin ” që ai ka për atë person konkret (krh  v. 13). Është pikërisht ky besim në Hyjin, kjo siguri e të mos qenurit i braktisur, që ndez shpresën. I varfëri e di që Hyji nuk mund ta braktisë; prandaj është gjithmonë në prani të atij Hyji që kujtohet për të. Ndihma e tij tejkalon kushtet aktuale të vuajtjes për të gjetur një rrugë çlirimi që shndërron zemrën, sepse e mbështet në thellësi.

  1. Është një refren i vazhdueshëm i Shkrimeve të Shenjta përshkrimi i të vepruarit të Hyjit në favor të të varfërve. Ai është ai që “dëgjon”, “ndërhyn”, “mbron”, “lartëson”, “shpëton”… një i varfër nuk do mund ta gjejë kurrë Hyjin indiferent ose të shurdhët përballë lujtes së tij. Hyji është Ai që jep drejtësinë dhe nuk harron ( Krh: Ps 40,18; 70,6); përkundrazi është për të një mbështetje që i vjen në ndihmë (Krh: Ps 10,14).

Mund të ndërtohen shumë mure dhe mund të mbyllen hyrjet duke gënjyer veten se kështu jemi të sigurtë me pasuritë tona në dëm të atyre që lihen jashtë. Nuk do të jetë kështu përgjithmonë. “ Dita e Zotit”, ashtu si përshkruhet nga profetët (Krh: Am 5,18; Is 2-5; Gl 1-3), do të shkatërrojë barrierat e krijuara mes vendeve dhe do ta zëvendësojë arrogancën e pak personave me solidaritetin e shumë të tjerëve.

Situata e përjashtimit me të cilën janë të veshur me qindra vëllezër nuk do mund të zgjasë shumë. Britma e tyre shtohet dhe përqafon tokën mbarë – ashtu si shkruante don Don Primo Mazzolari: « I varfëri është një protestë e vazhdueshme kundër padrejtësive tona”

  1. Nuk është kurrë e mundur ta kuptojmë thirrjen e vazhdueshme që Shkrimi Shenjtë ju beson të varfërve. Kudo që të hidhet shikimi, Fjala e Hyjit na thotë që të varfërit janë ata që nuk kanë të nevojshmen për të jetuar sepse varen nga të tjerët. Janë të shtypurit, të përvujtuarit, ata që janë të shtrirë për tokë. Por para këtij numri të madh personash të përjashtuar nga shoqëria Jezusi nuk ka pasur frikë të identifikohet me secilin prej tyre: «Gjithçka që i keni bërë njërit prej këtyre më të vegjëlve, ma keni bërë dhe mua » (Mt 25,40). Të arratisemi nga ky identifikim është e barabartë me zhveshjen e ungjillit nga mistika e tij. Hyji që Jezusi ka dashur të na dëftojë është ky: një Atë bujar e i mëshirshëm, mirësia e të cilit është e pashterrshme, dhe u dhuron shpresë mbi të gjitha të gjithë atyre që janë të zhgënjyer e të pa shpresë.

Si të mos nënvizojmë Lumturitë me të cilat Jezusi ka inaguruar predikim e Mbretërisë së Hyjit që hapen me këtë shprehje: «Të lumët ju të varfër» (Lumturitë 6,20). Kuptimi i kësaj shpallje paradoksale është që Mbretëria e Qiejve ju përket pikërisht të varfërve, sepse ata janë në kushte që ta mirëpresin këtë mbretëri. Sa të varfër takojmë çdo ditë! Duket sikur me kalimin e kohës dhe me civilizimin e shoqërisë numri i tyre rritet në vend që të zvogëlohet. Kalojnë shekujt dhe ajo lumturi ungjillore duket gjithnjë e më paradoksale; të varfërit janë gjithnjë e më të varfër, dhe sot janë akoma më shumë. Por Jezusi, i cili ka inaguruar mbretërinë e tij duke vendosur të varfërit në qendër, dëshiron të na thotë pikërisht këtë: Ai e ka inaguruar, por na ka besuar ne, dishpujve të Tij, detyrën që ta çojmë përpara. Me përgjegjësinë që t’u japim shpresë të varfërve. Është e nevojshme, mbi të gjitha në këtë periudhë si është kjo e jona, t’i japim jetë shpresës dhe të kthejmë besimin. Është një program të cilin bashkësia e krishterë nuk mund të nënvlerësojë.

  1. Në afrimitetin e të varfërve, Kisha zbulon që është një popull i shpërnadrë në shumë vende dhe ka thirrjen që të bëjë që askush të mos ndjehet i huaj ose i përjashtuar, sepse të gjithë Ajo i përshin në një ecje shpëtimi. Gjendja e të varfërve na detyron që të mos krijohet asnjë distancë nga Trupi i Krishtit i cili vuan në të varfërit. Jemi të thirrur të prekim mishin e Tij që të mund të përfshihemi personalisht në një shërbim më autentik të ungjillëzimit. Provovimi shoqëror i të varfërve nuk është një angazhim jashtë ungjillëzimit, përkundrazi tregon realizmin e fesë të krishterë dhe vlerën e saj historike. Dashuria që i jep jetë fesë në Jezusin nuk iu lejon dishepujve të mbyllen në një individualizëm që fshihet në segmente intimiteti shpirtëror, pa asnjë influencë në jetën sociale. (Krh: Dalja. 183).

Kohët e fundit kemi qarë vdekjen e një apostulli të madh të të varfërve, Jean Vanier, që me dedikim e tij ka hapur rrugë të reja bashkëndarjeje dhe promovimi për të gjithë personat e lënë mënjanë. Jean Vanier ka marrë nga Hyji dhuratën që t’u kushtojë të gjithë jetën e tij vëllezërve me paaftësi të mëdha që shpesh shoqëria tenton t’i përjashtojë. Ka qenë një “shenjt i derës fqinj” i cili me entuzizmin e tij ka ditur të mbledhë rreth vetes shumë të rinj, burra dhe gra, të cilët me angazhimin e përditshëm u kanë dhuruar dashuri dhe u kanë kthyer buzëqeshjen shumë personave të brishtë e të dobët duke ju ofruar një “ arkë “ të vërtetë kundër vetmisë. Kjo dëshmi e tij u ka ndryshuar jetën e shumë personave dhe ka ndihmuar botën që t’i shohin me sy të ndryshëm personat e brishtë e të dobët. Britma e të varfërve është dëgjuar dhe ka prodhuar një shpresë të pathyeshme  duke krijuar shenja të prekshme të një dashurie konkrete që edhe sot mund ta prekim me dorë.

  1. «Mundësia për të fundit, për ata që shoqëria hedh mënjanë » (ibid., 195) është një zgjedhje prioritare të cilën dishepujt e Krishtit bëjnë, duke mos tradhëtuar besushmërinë e Kishës dhe duke ju dhuruar shpresë konkrete shumë të pambrojturve. Dashuria e krishterë gjen në ata kokretizimin e saj, sepse kush i bashkëndan vuajtjet e tyre me dashurinë e Krishtit merr forcë dhe i jep forcë shpalljes së Ungjillit.

Angazhimi i të krishterëve, me rastin e kësaj Dite Botërore dhe mbi të gjitha në jetën e përditshme, nuk konsiston vetëm në nisma mbështetje, edhe pse janë shumë të rëndësishme, por këto ditë kanë si qëllim që të rritet në secilin kujdesi që i detyrohet çdo personi që ndodhet në një situatë të sikletshme. «Ky kujdes dashurie është fillimi i një shqetësimi të vërtetë. » (ibid., 199) për të varfërit në kërkim të së mirës së tyre. Nuk është e lehtë të jemi dëshmitarë të shpresës së krishterë në konteksin e një kulture konsumiste, e cila është gjithmonë e përqëndruar të rrisë një mirëqenje sipërfaqësore dhe të kotë. Është i nevojshëm një ndryshim mentaliteti për të rizbuluar thelbësoren duke i dhënë një konkretizim shpalljes së mbretërisë së Hyjit.

Shpresa komunikohet nëpërmjet ngushëllimit, i cili aktulizohet duke shoqëruar të varfërit jo për ndonjë moment i cili është plot me entuzizëm, por me një angazhim që vazhdon në kohë. Të varfërit fitojnë shpresë të vërtetë kur rinjohin në sakrificën tonë një akt dashurie falas që nuk kërkon shpërblim.

  1. Shumë vullnetarëve, të cilëve ju shkon shpesh merita që e kanë vënë re të parët rëndësinë e këtij kujdesi ndaj të varfërve, ju kërkoj që të rriten në përkushtimin e tyre. Të dashur vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje që të kërkoni në çdo të varfër që takoni atë të cilën ka me të vërtetë nevojë; që të mos ndaleni thjeshtë tek nevojat materiale, por që të zbuloni mirësinë që fshihet në zemrën e tyre, duke u bërë të kujdeshëm ndaj kulturës dhe mënyrave me të cilat shprehen, për të filluar kështu një dialog të vërtetë. Le të lëmë mënjanë ndarjet të cilat vinë nga disa vizione ideologjike ose politike, ta hedhim shikim tonë mbi thelbësoren që nuk ka nevojë për shumë fjalë, por për një shikim dashurie dhe për një dorë të hapur. Mos harroni kurrë «që diskriminimi më i keq nga i cili vuajnë është mungesa e një kujdesi shpirtëror» (, 200).

Të varfërit, pikë së pari, kanë nevojë për Hyjin, për dashurinë e tij e cila bëhet e dukshme nëpërmjet personave të shenjtë të cilët jetojnë afër tyre, të cilët në thjeshtësi shpehin dhe bëjnë që të duket forca e dashurisë së krishterë. Hyji shërbehet nëpërmjet shumë rrugëve dhe nëpërmjet shumë instrumenteve për të arritur zemrën e personave. Sigurisht, të varfërit na ofrohen ne edhe pse jemi duke ju shpëndarë atyre ushqime; por ajo për të cilën kanë me të vërtetë nevojë përtej një pjate të ngrohtë ose një panineje që ne ofrojmë ata kanë nevojë për duart tona që t’i ngrejmë nga ku kanë rënë, për zemrat tona për të ndjerë përsëri ngrohtësinë e dashurisë, të pranisë sonë dhe për ta kapërcyer vetminë. Kanë nevojë thjesht për dashuri.

  1. Disa herë mjafton pak: mjafton të ndalemi, të buzëqeshim, t’i dëgjojmë. Për një ditë le të lëmë mënjanë statististikat; të varfërit nuk janë numra me të cilët ne të bëjmë projektet dhe veprat tona. Të varfërit janë persona të cilët kanë nevojë t’u rrimë afër: janë të rinj dhe të moshuar të vetëm që duhet t’i ftojmë në shtëpi për të bashkëndarë ushqimin; janë gra, burra fëmijë që presin një fjalë mike. Të varfërit na shpëtojnë sepse na lejojnë të takojmë fytyrën e Jezu Krishtit.

Në sytë e botës duket e palogjikshme të mendohet që varfëria mund të ketë një forcë shpëtimpruerëse; por është pikërisht ajo që na mëson Apostulli kur thotë: « Jo, po, vëllezër, pleqëroni kush jeni ju që e morët thirrjen e Hyjit? S’ka ndër ju shumë të dijshëm për sy të njerëzve, as shumë të fuqishëm, as shumë bujarë!27Por, Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t’i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës për t’i turpëruar të fortët;28dhe jo bujarët e botës e të përbuzurit, mu edhe ata që nuk janë, që t’i asgjësojë ata që janë,29në mënyrë që asnjë njeri të mos mburret para Hyjit.» (1 Kor 1,26-29). Me sytë njerëzor nuk arrihet të shihet kjo forcë , por me sytë e fesë e shohim në veprim dhe e eksperimentojmë. Në zemrën e popullit të Hyjit në ecje pulson kjo forcë shpëtimpruerëse që nuk përjashton askënd dhe të gjithë i përfshin në një pelegrinazh real kthimi për të njohur të varfërit dhe për t’i dashur.

  1. Hyji nuk i braktis ata që e kërkojnë dhe ata që e thërrasin; «nuk e harron britmën e të varfërve » (Ps 9,13), sepse veshët e tij janë të kujdesshëm ndaj zërit të tyre. Shpresa e të varfërit sfidon kushtet e ndryshme të vdekjes, sepse ai e di që është i dashur nga Hyji në mënyrë të veçantë dhe kështu fiton mbi vuajtjen dhe mbi përjashtimin. Gjendja e tij e varfërisë nuk ja heq dinjitetin që ka marrë nga Krijuesi; ai jeton me sigurinë që ky dinjitet do t’i kthehet plotësisht nga vetë Hyji, i cili nuk është indiferent ndaj situatës së bijve të tij të dobët, përkundrazi i sheh dhimbjet dhe orvatjet e tyre dhe i merr në duart e Tija dhe ju jep atyre forcë e kurajo. (Krh 10,14). Shpresa e të varfërit bëhet e fortë nga siguria që është i dëgjuar nga Hyji, që në Të që do ta gjejë drejtësinë e vërtetë, dhe që forcohet në zemër nga Ai për të vazhduar ecjen e dashurisë. (Krh Ps. 10,17).

Kushti që ju vihet dishepujve të Jezu Krishtit, për të qenë ungjillëzues koherent, është që të mbjellin shenja të prekshme të shpresës. Të gjitha bashkësive të krishtera dhe të gjithë atyre që ndjejnë nevojën që të përcjellin shpresë dhe ngushëllim të varfërve, ju kërkoj që të angazhohen për këtë Ditë Botërore, kjo ditë le të forcojë në shumë persona vullnetin për të bashkëpunuar konkretisht derisa askush të mos ndjehet pa dashuri dhe solidaritet. Le të na shoqërojnë fjalët e profetit që shpall një të ardhme të ndryshme: « Kurse për ju që e keni frikën e Emrit tim do t’ju lindë dielli i drejtësisë me rreze shëndetsjellëse e do të dilni e do të kërceni porsi viçat në kullosë» (Ml 3,20).

Nga Vatikani, 13 qershor 2019

Francesco