Komunikatë për media
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një nga datat më të spikatura në kalendar për të kujtuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes si një nga vetitë thelbësore të një shoqërie vërtet të zhvilluar, bazuar në respektimin e diversitetit, humanizmit, drejtësisë sociale dhe mundësi të barabarta për çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga tiparet e tyre të veçanta të identitetit, duke përfshirë aftësitë e ndryshme të kufizuara.
Duke iu referuar disa dokumenteve, si raportet e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të dhëna statistikore zyrtare ndërkombëtare dhe kombëtare, dokumente të ndryshme politikash dhe të konfirmuara nga anketat rajonale të kryera nga projekti SOCIETIES, vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë sfida dhe mundësi të ngjashme në rrugën e tyre drejt një shteti social.
Përqindja mesatare e shpenzimeve publike për mbrojtjen sociale në nivel rajonal është afërsisht 13% e PBB-së. Kjo është më pak se gjysma e nivelit të BE-së të të njëjtit tregues, me vende që mezi arrijnë një të tretën e shpenzimeve publike të BE-së për mbrojtjen sociale. Për më tepër, legjislacioni në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor lejon një pabarazi në shpërndarje bazuar në llojin e aftësisë së kufizuar, shkakun dhe statusin e punësimit. Për shkak të sa më sipër, shumica e njerëzve me aftësi të kufizuara janë të kufizuar për të jetuar në varfëri të thellë dhe mungesa e minimumit jetik zyrtare nuk ndihmon për të kuptuar situatën e tyre reale dhe për të hartuar politika sociale më të mira për të ardhmen.
Shërbimet e kujdesit social nuk financohen mjaftueshëm, gjë që i vë në rrezik mbylljeje, për shkak të mungesës së vazhdueshme të qëndrueshmërisë financiare.
Përkundër ekspertizës së tyre të padiskutueshme dhe të pazëvendësueshme në fushën e aftësisë së kufizuar, organizatat e shoqërisë civile mbështeten dobët nga qeveritë dhe nuk janë të përfshira në mënyrë adekuate në proceset vendimmarrëse. Kjo rrezikon klimën e dialogut publik dhe cilësinë e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave.
Procesi i deinstitucionalizimit nuk po ecën me ritmin e duhur dhe fondet e duhura duhet të vihen në dispozicion të shërbimeve me bazë komunitare për ata që largohen nga institucionet, në mënyrë që ata të bëjnë një jetë plotësisht të pavarur.
Furnizimi me mjete ndihmëse lëvizëse për të rritur shanset për personat me aftësi të kufizuara për të jetuar të pavarur, një arsim gjithëpërfshirës me burime të mira, trajnime të barabarta profesionale dhe mundësi punësimi dhe një përfshirje më e madhe e personave me aftësi të kufizuara në jetën politike dhe publike janë çështje të tjera që mbeten për t’u trajtuar urgjentisht.
Sikur të mos mjaftonin çështjet e mësipërme, pandemia COVID-19 ka shtuar më shumë mjerim në jetën e dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre, për faktin se qeveritë nuk arritën të pranonin ndikimin shtesë që do të kishte ajo mbi këtë grup vulnerabël dhe për rrjedhojë marrjen e masave të duhura për të zbutur këtë ndikim.
Aderimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përveç njërit, në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe angazhimi i tyre politik për t’iu bashkuar BE-së sa më shpejt të jetë e mundur, diktojnë nevojën që qeveritë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme duke synuar një ndikim konkret në jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara në të gjithë rajonin. Ligjet e mira duhet të pasohen nga respektimi dhe zbatimi i tyre i plotë, dhe një ristrukturim gradual i financave publike që synon një shtet me prirje më sociale duhet të shihet si një faktor kyç për një të nesërme më të mirë për personat me aftësi të kufizuara.
Zbatimi i suksesshëm i ligjit për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi, praktika e mirë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit të shërbimeve sociale dhe pushtetit qendror dhe atij lokal në Kosovë e të ngjashme, janë shembuj të arritjeve kur ka vullnet politik për ndryshim dhe duhet të shpërndahet në të gjithë rajonin.
Tani është koha që Ballkani Perëndimor të hyjë në grupin e vendeve me standarde të avancuara sociale, qoftë edhe në kurriz të një zhvillimi më të ngadaltë ekonomik.
Një shoqëri që përjashton personat me aftësi të kufizuara është një shoqëri me aftësi të kufizuara.
Një person i përfshirë me aftësi të kufizuara pushon së qeni person me aftësi të kufizuara.