Më datë 21 Dhjetor 2018, në Teatrin Metropol, Tiranë u zhvillua eventi festiv me rastin e festave të fundvitit. Ky event ka kulmuar ne tre pika kryesore. Pjesëmarrësit panë më nga afër ekspozitën me punime pirografike dhe pikturave të ndryshme të realizuar nga të miturit, në bashkëpunim me stafin e Caritas Albania. Në diskutimet miqësore, të miturit theksojnë impaktin e madh që ka patur kjo atelie dhe e shohin atë si një mundësi potenciale për vetpunësim në të ardhmen.
Përpara së të fillonte shfaqja teatrale, u përcollën fjalët përshëndetëse nga drejtoritë e institucioneve përkatëse si organizues të këtij eventi. Me rëndësi ishte mesazhi i Ministrit të Drejtësisë mbi ndryshimet ligjore për të miturit në konflikt me ligjin dhe impaktit social që do të ketë për minorët dhe familjet e tyre. Vetë shfaqja teatrale “Romeo&Zhulieta” ishte një përshtatje e kohëve moderne, duke aktualizuar temën e konfliktit, dhunës dhe të faljes.
Eventi u përmbyll me kokteil me pica dhe pije freskuese të mundësuar nga Caritas Albania.