Në kuadër të “Ditës ndërkombëtare të aftsisë ndryshe”, me mbështetjen e projektit “Nothing about us, without us” zhvilluam sot eventin me titull “Nuk jam i padukshëm”, një thirrje nga të gjithë ata që sot ishin protagonistët.
Nëse, nga njëra anë, shoqëria i konsideron njerëzit me aftësi ndryshe si të padobishëm për zhvillimin e një të ardhmeje të ndritur, nga ana tjetër, Jezusi i përmbys të gjitha këto paragjykime dhe ai u jep këtyre njerëzve një rol në të privilegjuar në misionin që Ati i ka besuar, atë të afrimit të njerëzve tek ai, në zemrën e tij, për ardhjen e mbretërisë së Hyjit. Ata janë mësuesit tanë, modelet tona dhe mbështetja jonë në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur dhe shpresëdhënëse.

Nuk duhet të t’i nënshtrohemi mentalitetit të shoqërisë që i konsideron ata si të margjinalizuar.

Faleminderit qendrave “Shiko me zemër” Mollas, “Ku mirësia është”- Uznovë, shoqatës “Filizat”- Gostimë për punën a palodhshme dhe mbështetjen e pakushtëzuar që u jep atyre!

Faleminderit Bashkia Cërrik, për gatishmërinë në organizimin e eventit!

Faleminderit Caritas Shqiptar që na dhatë mundësinë të shohim buzëqeshjet e tyre në këtë ditë të veçantë!!

 

 

As part of the International Day of Peoples with Disabilities, with the support of the project “Nothing about us without us” we held today the event entitled “I am not invisible”, a call from all those who today were the protagonists.

If, on the one hand, society regards people with different abilities as useless for the development of a bright future, on the other hand, Jesus overthrows all these prejudices and he gives these people a privileged role in the mission that The Father has believed, that of bringing people closer to him, in his heart, for the coming of the kingdom of God. They are our teachers, our role models and our support in building a bright and hopeful future.

We should not succumb to the mentality of a society that considers them marginalized.

Thank you to the centers “Shiko me Zemër” Mollas, “Ku mirësia është” – Uznovë, “Filizat” organization -Gostimë for their tireless work and unconditional support that they give to them!

Thank you, Municipality of Cërrik, for the readiness in organizing the event!

Thank you Caritas Albania for giving us the opportunity to see their smiles on this special day!