Në kuadër të krijimit të task forces së advokimit për Shqipërinë të projektit “SOCIETIES 2 – Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e shprehive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE në Ballkanin perëndimor, faza e dytë”, financuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian, Caritas-i Shqiptar publikoi thirrjen per aplikime për ekspertë advokimi.
Thirrja qëndroi e hapur nga data 26 mars deri më 26 prill 2021.
Për një informim sa më të gjerë të aplikuesve potencialë në funksion të vjeljes së propozimeve sa më cilësore dhe me sa më shumë shtrirje në territorin e vendit, u përdorën kanale të ndryshme komunikimi si: shpallja në faqen e Internetit të SOCIETIES 2 dhe në faqen zyrtare të Caritas-it Shqiptar, publikimi NË Facebook, njoftimi me anë të postës elektronike etj.
Në kuadër të kësaj thirrjeje aplikuan gjithsej 4 persona.
Aplikimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga një komision i ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në përfundim të të cilit komisioni i vlerësimit përzgjodhi 2 personat që do të mbështesin me ekspertizë task forcën e advokimit që pritet të krijohet së shpejti, si më poshtë:
- Znj. Elda Gjoka dhe
- Znj. Anisa Seferaj.
Task forca e advokimit pritet të ndikojë në fuqizimin e mekanizmave të dialogut public për përfshirjen sociale, në funksion të përmirësimit të legjislacionit dhe politikave për grupet vulnerabël në përgjithësi dhe për personat me aftësi të kufizuar në veçanti, ndërkohë që përfshirja e ekspertëve do të garantojë cilësinë dhe profesionalizmin e produkteve që do të rezultojnë nga veprimtaria e saj.