Studiues të Universitetit të Aarhusit në Danimarkë kanë zbuluar se fëmijët që rriten në një mjedis me hapësira të gjelbra kanë një risk prej 55 percent më të ulët për të pasur probleme të shëndetit mendor gjatë jetës. Ata përdorën të dhëna satelitore nga viti 1985 deri në vitin 2013, duke hartëzuar afërsinë e zonave të gjelbra në raport me 943.027 banorë të Danimarkës, që nga lindja deri në moshën 10-vjeçare.
Kaloni sa më shumë kohë që të mundeni në natyrë dhe në hapësira të gjelbra! Mendoni për shëndetin mendor tuaj dhe të fëmijëve.