Sëmundja e koronavirusit ka paralizuar pothuajse të gjitha aktivitetet dhe jetën e njerëzve. Kjo sigurisht ka prekur edhe punën tonë në ofrimin e shërbimeve për të rinj, në këshillimet e karrierës, trajnimet mbi aftësisë e jetës ose aftësitë e buta, ose takime të ndryshme që ne kemi patur me institucione për bashkëpunime. Puna jonë ndikon në ndërhyrjen, shoqërizimin dhe bashkëpunimin, prandaj sjell shumë njerëz sëbashku për tu njohur, folur dhe diskutuar në interesat e përbashkët. Zyrat tona tashmë janë të mbyllura dhe nuk e dimë sesa do të zgjasi kjo situatë, e cila filloj me izolimin 2-javor, por që mund të zgjasi për muaj, prandaj puna jonë duhet të bëhet nga shtëpia. Në këtë situatë është shumë e nevojshme të ofrohet këshillimi online. Por janë disa pyetje që mund të lindin: A janë këshillimet online të përshtatshme dhe efektive? Ka studime që sugjerojnë se efektiviteti dhe qëndrueshmëria, mund të krahasohen më këshillimet përballe (Hitly L., 2013).
Këshilluesit e karrierës po përpiqen të jenë afër të rinjve përfitues të projektit “YourJob”. Gjeja e parë që ata bënë ishte të hapnin disa grupe në WhatsApp. Ne kemi arritur 42 përfitues të rinj, të cilët kanë marrë këshillim individual ose në grup për pikat e mëposhtme:
- Këshilla në distancimin social, karantinën dhe izolimin;
- Këshilla në përballimin e karantinës/izolimit;
- Këshilla në prindërimin, përkujdesjen dhe të mësuarit.
Gjëja më e rëndësishme e këshillimit është që ne kemi bërë të mundur ndërgjegjësimin për sjelljet tipike që sjell karantina dhe gjithashtu disa këshilla sesi mund të përballohet kjo situatë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Njohja e sjelljeve tipike dhe njohja e mënyrave të përballimit nëpërmjet distancimit social, karantinës dhe izolimit, na bën të aftë të mbajmë këto sjellje nën kontroll duke mos krijuar përkeqësim të tyre.
Më në fund, ne do të donim të shtonim përfitimet e grupit të këshillimit: ndjenja e bashkëndarjes së diҫkaje të përbashkët, eksperienca e “përkatësisë”, mundësitë e feeback-eve të ndryshme, dhe nxënjën indirekte nga shqetësimet e të tjerëve.