SOCIETIES – www.projectsocieties.org

Shkarko Dokumentin

Organizata Caritas fton palët e interesuara të marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Dizenjimit të shpallur në kuadër të Fushatës Anti – Stigma dhe nën Sloganin
MUND T’I NDODHË KUJTDO”
Fushata është realizuar në kuadër të projektit “SOCIETIES”“Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore” me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor me datë 10 Tetor.

Projekti SOCIETIES është një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë projekt përfshihen 5 vende të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova +2 vende të BE Bullgaria, Italia.

Ky projekt synon të përmirësojë aftësitë e OSHC në Evropën Juglindore në promovimin e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullime mendore: ngritjen e  kapaciteteve, menaxhimin e iniciativave dhe shërbimeve të përfshirjes sociale, monitorimin dhe vlerësimin e impaktit social përmes një dialogu të efekteshëm me Organizatat Publike gjatë proceseve vendimarrëse.

PARATHËNIE

Gjatë jetës sonë të gjithë mund të përjetojmë një ndjenjë izolimi, vetmie, ankthi ose shqetësime emocionale. Zakonisht këto ndjenja janë normale për një periudhë të shkurtër përballë situatave të vështira të jetës.

Megjithatë, kohëzgjatja dhe intensiteti i ndjenjave të dhimbshme ose modele të ndryshme mendimi, mund të bëjnë që mekanizmat e zakonshëm të mbrojtjes të mos jenë më të mjaftueshme. Për këtë ne kemi nevojë për terapi të specializuara dhe për mbështetjen e komunitetit. Por, më së shumti njerëzit nuk kërkojnë ndihmë për shkak të turpit ose frikës së keqkuptimit, dënimit shoqëror dhe përjashtimit.

 

Është vlerësuar se rreth 450 milionë njerëz vuajnë nga një lloj i çrregullimit mendor. Çrregullimet mendore mund të prekin gjithësecilin, në çdo kohë, pavarësisht moshës, inteligjencës, edukimit apo të ardhurave.

Ekzistojnë tre lloje stigme:

  1. Stigma publike ose shoqërore, i referohet keqkuptimeve publike ndaj individëve me probleme të shëndetit mendor;
  2. Stigma individuale, rezulton si mbyllje personale për shkak të perceptimeve negative publike.
  3. Stigma institucionale, ndodh kur politikat në lidhje me shëndetin mendor kufizojnë në mënyrë të paarsyeshme mundësitë e një individi.

QËLLIMET E FUSHATËS

Qëllimi i fushatës “MUND T’I NDODHË KUJTDO” është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojë stigmatizimin, paragjykimet dhe diskriminimin dhe të nënvizojë rëndësinë e parandalimit të çrregullimeve mendore.

 

PROPOZIMI i KONKURSIT

Mund të marrin pjesë në këtë konkurs të gjithë personat, të cilët dëshirojnë të dërgojnë punimet e tyre grafike në lidhje me temën.

Një zgjidhje grafike (vizatim, pikturë, karikaturë, etj.) duhet të jetë origjinale dhe në një linjë me sloganin e fushatës. Ajo duhet të promovojë barazinë, respektin, mirëkuptimin dhe mbështetjen për personat me çrregullime të shëndetit mendor. Një zgjidhje grafike nuk duhet të jetë ofenduese për çdo grup njerëzish ose individësh. Çdo formë e diskriminimit është e papranueshme.

Afatai për dorëzimin e punimeve është 30 shtator 2018 në adresën e emailit contest@projectsocieties.org.

Punimet duhet të dorëzohen në formatin PDF. Punimet mund të bëhen në një nga gjuhët e mëposhtme: shqip, anglisht, serbisht, italisht dhe bullgarisht.

Si shtojcë e punimeve, është e nevojshme të jepet informacion personal rreth autorit: Emri, Mbiemri, Vendi, Adresa e postës elektronike, Numri i telefonit.

Autori i punimit fitues do të zgjidhet përmes votimit online në www.projectsocieties.org

Fituesi do të shpallet më 10.10.2018 në www.projectsocieties.org

3 fituesit do të shpërblehen me:

  1. Tablet
  2. Kamera GoPro
  3. Hardisk i jashtëm

Punimet fituese me nënshkrimin e autorit do të përdoren për qëllimin e fushatës dhe nxitjes së shëndetit mendor dhe autori është i angazhuar për t’i dhënë të gjitha të drejtat e pronësisë Caritas-it.

Documentary film “In search of inclusion”

Kontaktoni për informacione të mëtejshme: marina.kostic@caritas.rs