Caritas Shqiptar, në kuadër të zbatimit të projektit INCLUSION “Installing, Networking & Capacity Building through Legal counselling and Unified Strategic Interventions On Needs of People with Disabilities, Albania” me kod 1720009, kërkon të zhvillojë 6 seanca me Psikoterapist për Këshillim individual dhe Supervizim individual me 14 Këshillues Peer, pjesë e këtij projekti prej vitit 2017 e në vazhdim. Në kuadër të këtij projekti është mundësuar përgatitja e një kurrikule për trajnimin e 14 këshilluesve peer në tre zonat e zbatimit të projektit Vau Dejës, Lezhë dhe Kurbin.
Këshilluesi peer është një person që reflekton në mënyrë aktive lidhur me raportet me aftësinë e vet të kufizuar, profesionalisht i kualifikuar në këshillim, si dhe identifikohet me parimet e fuqizimit dhe vetëvendosjes.
Qëllimi i seancave per këshilluesin peer nga një psikoterapist, ka për synim kryesor të ofrojë mbështetje përsa i përket vetëreflektimit të statusit dhe rolit të vet që ka Këshilluesi peer brenda procesit të këshillimit/brenda shoqërisë duke eksploruar vlerat, përvojat, mendimet, besimet, perceptimet dhe ndjenjat, gjithashtu mbrojtjen e tyre nga transferencat dhe kundërtransferencat, si dhe garantimin e korrektësisë në procesin e këshillimit që ato do të ofrojnë.
Detyrat:
- Psikoterpaisti duhet të kryje ciklin prej 6 seancash për çdo Këshillues Peer në nivelin më të lartë të kompetencës dhe profesionalizmit.
- Afati i kryerjes së seancave për 14 Këshilluesit Peer është Tetor 2019-Maj 2020.
- Psikoterapisti duhet të respektojë konfidencialitetin
- Ndan vlerësimin e përgjithshëm në fund të seancave mbi gjendjen aktuale të Këshilluesve Peer nëpërmjet një raporti final duke ruajtur konfidencialitetin e Këshilluesit Peer
Kualifikime dhe eksperienca:
- Të ketë arsimin përkatës dhe kualifikime pasuniversitare të çertifikuara
- Të ketë përvojë profesionale në Këshillim individual dhe Supervizim individual
- Njohja e aftësisë së kufizuar është kusht pasi 14 këshilluesit peer janë me aftësi të kufizuara
- Eksperienca me organizata përbën avatazh në kryerjen e shërbimit
- Të respektojë afatet e kërkuara dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit
Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.
Sa më sipër, ftohen Psikoterapistë me kualifikim dhe eksperiencën e duhur, të dërgojnë CV dhe letrën e interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, caritasalbania@caritasalbania.org brënda datës 14 Tetor 2019, ora 16:00.