Caritas Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR Albania do të realizojë rikonstruksionin e Qendrës së pritjes, Ersekë. Për mbarëvajten si dhe për të siguruar realzimin e punimeve sipas kërkesës, Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një subjekt për mbikqyrjen e tyre. Punimet që do të mbikqyren janë sipas preventivave bashkëngjitur.

Shkarkoni Preventivat:
1. Preventiv Punime Elektrike
2. Preventiv Punime Hidroteknike
3. Preventiv Punime Ndertimi + Mobilim
4. Preventiv Sistemi Ngrohjes

Detyrat e mbikqyrësit të punimeve

• Mbikqyrësi i Punimeve është i detyruar të kontrolloje periodikisht dhe në fazat më kryesore punimet në kantierët e punimeve, të kontrolloje librin e kantierit. Ai eshte pergjegjes per zbatimin e punimeve.
• Mbikqyrësi i Punimeve gjatë zbatimit të objektit i jep instruksione dhe urdhër me shkrim sipërmarrësit sa herë që e sheh të nevojshme, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore.
• Mbikqyrësi i Punimeve ka të drejtë të kërkojë kryerjen e provave të materialeve të vendosura në objekt, kur këto nuk janë kryer në masën, sipas vëllimeve të realizuara dhe pjesës së lëndës së parë të furnizuar për të verifikuar cilësinë. Shpenzimet për këto prova janë në ngarkim të sipërmarrësit.
• Mban përgjegjësinë për saktesinë, vëtetësinë e dokumentave dhe cilësinë e objektit të rikonstruktuar.
• Mbikqyrësi i Punimeve ka të drejtë te pezullojë përkohësisht punimet, për zbatimin teknik të gabuar ose paaftësi teknike zbatimi, në çdo rast me miratimin e investitorit, për aq kohë sa quhet e nevojshme korigjimi i gjëndjes.
• Mbikqyrësi i Punimeve merr pjesë në kolaudimin e veprës, i përgjigjet kolaudatorit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kolaudimin e veprës si dhe sëbashku me zbatuesin e punimeve dhe kolaudatorin firmos procesverbalin e këtij kolaudimi.
• Mbikqyrësi i Punimeve kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në faza të ndryshme të punimeve, si dhe ato përfundimtare dhe i miraton ato.
• Pas përfundimit të kolaudimit, Mbikqyrësi i Punimeve, përgatit raportin përfundimtar të punimeve.

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

• Licensë profesionale për ushtrim aktiviteti (të jetë i regjistruar në regjistrat profesional të subjekteve të licensuara në këtë fushë.)
• Ekstrakt historik i subjektit
• Ofertën financiare (Shkarko Formularin)

Afati i dorëzimit

Afati i aplikimit: 15 Nëntor 2019; Ora: 15:00
Dokumentat e nevojitura duhet të dorëzohen dorazi, të mbyllura në zarf jotransparent dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme:

Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë. Tel. + 355 4 2230088 / Fax: + 355 4 2230047
Email: caritasalbania@caritasalbania.org