Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Koordinator/ Ekspert Migracioni
Departamenti: Anti-Trafikimi dhe Migracioni
Vendodhja: Tirane
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare duke rritur aksesin e tyre në infomacion, këshillim, ushqim, veshmbathje dhe përkthim.
Koordinatori do të punojë me kohë të pjesshme dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit, punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktorë të tjerë lokalë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen e monitorimin e ndihmave humanitare (NFIs).
Projekti zbatohet në nivel kombëtar dhe zonat që do të mbulojë koordinatori janë Tirane dhe Durres.
Përgjegjesitë Specifike
- Të koordinojë çeshtjet logjistike në zonën e implementimit të projektit.
- Të identifikoje persona me vulnerabilitete specifike.
- Të asistoje me këshillim dhe informacion refugjatet dhe azilkerkuesit rreth të drejtave nderkombëtare për migrimin dhe azilin.
- Të bashkëpunoje me stafin për çeshtjet e migracionit duke berë analiza të trendeve dhe situatës së migracionit në vend, në nivel rajonal dhe në nivel global.
- Të informoje përfituesit rreth procedurave të azilit në territorin shqiptar.
- Të njohe mekanizmat e referimit per personat ( migrante, refugjate, azilkerkues) vulnerabel
- Të asistojë në nivel lokal që prokurimi i artikujve bazë të bëhet në kohën e duhur.
- Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë.
- Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.
- Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
- Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
- Të përgatisë raporte sipas nevojave të projektit.
- Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
- Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e avancuara në shkencat Juridike apo Sociale.
- Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh.
- Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë.
- Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
- Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale për të levizur sipas nevojave të punës.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kolegët, përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.
- Aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të menaxhuar kohën me efektivitet dhe gadishmëri të udhëtojë në distanca të ndryshme.
- Aftësi në kryerjen e detyrave dhe mbajtjen e pëgjegjësive gjatë zhvillimit të punës.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- I gatshëm për tu përgjigjur nevojave me natyrë humanitare të organizatës.
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referencë nga përgjegjës në punë të mëparshme
- 2 letra reference nga punët e mëparshme
Afati i dorëzimit të dokumentacionit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088.
ose në adresat e emailit caritasalbania@caritasalbania.org / a.mitri@caritasalbania.org
Afati i fundit për dërgimin e dokumentave është data 2.09.2024
Kohëzgjatja e pozicionit është nga data 5 shtator 2024 deri me 31 dhjetor 2024. Ky pozicion mbyllet sipas datës së parashikuar në njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.