“PËRSHKRIMI I PUNËS”
Organizata: Caritas Shqiptar
Departamenti: Antitrafikimit
Tipi i kontratës: Kontratë Individuale Pune me Kohëzgjatje të Caktuar (Korrik – Dhjetor 2018)
Projekti: “Fuqizim i strukturave lokale për të mbrojtur fëmijët shqiptarë të shfrytëzuar në vendet fqinjë”.
Pozicioni: Koordinator Terreni
Vendodhja e ushtrimit të detyrës: Kukës
Raporton tek: Projekt Menaxheri
Caritas Shqiptar me mbështetjen e Qeverisë Francezë po zbaton një projekt 1 vjeçar për mbështetjen e fëmijëve shqiptarë në situatë rruge të cilët shfrytëzohen për punë në Kosovë. Për këtë qëllim kërkohet të punësohet një person për të zbatuar detyrat si më poshtë:
- Të bashkëpunojë më Policinë e Kufirit dhe Migracionit për të identifikuar dhe referuar në strukturat përkatëse fëmijët në situatë rruge që shfrytëzohen për punë në Kosovë
- Të monitorojë vazhdimisht kufirin për të identifikuar fëmijët e pashoqëruar shqiptarë që punojnë në Kosovë dhe identifikojë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe raportojë në strukturat e mbrojtjes së fëmijëve
- Të bashkëpunojë ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijës për koordinimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve të identifikuar
- Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë
- Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë
- Të ndihmojë në koordinimin, dhe ndarjen e ushqimit për fëmijët e pashoqëruar të identifikuar në kufi
- Të përgatisë raporte mujore për punëdhënësin
- Të angazhohet edhe jashte orarit të punës, nëse do të kerkohet nga punëdhënesi
- Të kryejë detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në shkencat shoqërore apo fusha të ngjashme
- Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh
- Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale
- Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike
- Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
- Njohuri të Ligjit nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” do të ishte një vlerë e shtuar.
- Aftësi të mira organizative
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
- Të njohë dhe të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar (ku të bashkëngjiten dokumentet plotësuese)
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 12 Qershor 2018, ora 16:00.
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327