Lajmërim për kontraktim arkitekti/studio arkitekture
Titulli i Projektit: Monitorim Kufiri dhe Mbështetje Azil-Kërkuesve dhe Sirianëve që hyjnë në Shqipëri.
Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar
Afati i aplikimit: 20 Shtator 2019
Caritas Shqiptar në partneritet me UNHCR po zbaton një projekt në mbështetje të migrantëve refugjatëve dhe azil-kërkuesve në Shqipëri. Financimi i projektit është bërë i mundur nga UNHCR me qëllim promovimin dhe monitorimin e aksesit në territor dhe në procedurat e azilit, të rrisë identifikimin, referimin si dhe menagjimin e rasteve të personave me nevoja specifike si dhe të përmirsojë kushtet pritëse ne kufi për migrantët, refugjatët dhe azil-kërkuesit në Shqipëri.
Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një studio arkitekture ose një arkitekt (preventivues) për të hartuar preventivin në lidhje me:
- Rinovimi dhe mobilimi i një ambienti në Ersekë i cili do të përdoret si qender për akomodimin e grupeve vunerabel në grupet mikse migratore.
Dokumentacioni i nevojitur
- Licensë për ushtrim aktiviteti
- Nipt-i
- CV e punimeve të mëparshme.
- Ofertë financiare
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 20 Shtator 2019, ora 15:00.
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327