Tiranë me 17/11/2020
OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender
Të nderuar Z./Znj.
Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkepunuar me rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi, si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.
Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.
Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.
Parimet dhe Vlerat
· Respektimi i të drejtave të njeriut · Respektimi i dinjitetit njerëzor
· Respektimi kulturës dhe diversitetit · Të njëjtë dhe të barabartë
· Solidaritet · Përfshirja e vullnetarëve
· Paqja · Drejtësia Sociale
Autoritet Kontraktor: Caritas Shqiptar
Objekti i Tenderit: “Mbikqyrës Punimesh – Rikonstruksion i pjesshëm i Zyrave të Policisë Kufitare, Porti Durrës.”
Nr. i Referencës: ITB-13-AT-20
Lloji i Procedurës: Ftesë për ofertë (ITB)
Data e njoftimit të tenderit: 17/11/2020
Data e mbylljes së njoftimit: 23/11/2020; Ora: 15:00
Dokumentacioni i përgatitur në: Gjuhën Shqipe
Periudha e vlefshmërisë së ofertës: 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë
CARITAS SHQIPTAR KËRKON:
Caritas Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR Albania do të realizojë rikonstruksionin e pjesshëm të zyrave të Policisë së Kufirit, Durrës. Për mbarëvajten si dhe për të siguruar realzimin e punimeve sipas kërkesës, Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një subjekt për mbikqyrjen e tyre. Punimet që do të mbikqyren janë sipas formatit bashkëngjitur Preventiv Punimesh (Shkarko dokumentin).
MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER
Hartimi i ofertës
Hartimi i ofertës do të bëhet si mëposhtë.
- Në zarf do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
- Ekstrakt historik i subjektit;
- Licencë;
- Deklaratë sipas Shtojcës 1 (Shkarko dokumentin);
- Formulari i ofertës financiare sipas Aneks RFQ (Shkarko dokumentin);
Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:
“Ofertë për Mbikqyrës Punimesh – Rikonstruksion i pjesshëm i Zyrave të Policisë Kufitare, Porti Durrës”
Caritas Shqiptar
Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nepërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.
Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org.
Kriteret e përzgjedhjes
KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMT
Ofertuesi duhet:
- Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
- Mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv);
- Të dorëzojë Deklaratën sipas Shtojcës 1;
Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e dorëzimit të një ose disa dokumentave të rreme ose të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër. Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e mësipërm do të skualifikohen.
KRITERET/FORMULA E VLERËSIMIT
Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse Operatori Ekonomik ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje).
Për të gjithë ofertuesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.
Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar.