FUSHATË PUBLIKE

“Mbrojtja e Personave me Aftësi të Kufizuara gjatë Pandemisë Covid-19”

Projekti SOCIETIES 2, financuar nga BE, njofton fushatën e përbashkët me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Situata aktuale e pandemisë COVID-19, e pranishme në të gjithë botën, muajt e karantinës, kufizimet, sëmundjet dhe humbjet kanë pasur një ndikim shumë të madh tek çdo individ. Nevojat e Personave me Aftësi të Kufizuara sot janë më të mëdha se nevojat e personave të tjerë. Prioritizimi i nevojave të personave me aftësi të kufizuara nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm sesa tani. Prandaj, slogani i fushatës për këtë vit do të jetë “Mbrojtja e Personave me Aftësi të Kufizuara gjatë Pandemisë Covid-19”.

Kjo fushatë e vë theksin në rëndësinë e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara gjatë periudhës së pandemisë. Personat me aftësi të kufizuara, të cilët përfaqësojnë një grup të brishtë, në këtë situatë emergjente kanë nevojë për ndihmën e fqinjëve, miqve, anëtarëve të familjes, punonjësve të shëndetësisë dhe zyrtarëve publikë. Fushata promovon rekomandimet e lëshuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Mbrojtjen e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Fushata organizohet në një mjedis virtual. Mesazhet do të promovohen duke përdorur mediat sociale, faqet e internetit dhe mediat në pesë vendet e zbatimit të projektit. Rekomandime konkrete dhe informacione të tjera janë në dispozicion në web-faqen e projektit si dhe në faqen e projektit në Facebook:

www.projectsocieties.org

https://www.facebook.com/SOCIETIESinSEE.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 15% e popullsisë së botës konsiderohet të ketë një formë të aftësisë së kufizuar. Megjithatë, nevojat e personave me aftësi  të kufizuara nuk mbështeten mirë nga institucionet dhe shoqëria ku ata jetojnë. Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje të barabartë në shoqëri, gjë që përfshin fushat e arsimit, transportit, punësimit, shërbimeve sociale, informacionit dhe pjesëmarrjes politike. E drejta për të marrë pjesë në jetën publike është thelbësore për të krijuar demokraci të qëndrueshme, qytetari aktive dhe për të zvogëluar pabarazitë në shoqëri. 

Aleanca e Projektit SOCIETIES 2, financuar nga Bashkimi Evropian, përfshin pesë organizata kombëtare të Caritas-eve në Evropën Jug-Lindore (Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi) dhe shtatë organizata të tjera partnere. Projekti synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE në Ballkanin Perëndimor. Projekti do të përqendrohet në forcimin e pjesëmarrjes së OShC-ve në dialogun publik me autoritetet publike dhe ndikimin në proceset e vendimmarrjes, duke rritur ekspertizën dhe kapacitetet e tyre në fushat e përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe politikat e de-institucionalizimit.

Disa materiale në kuadër të kësaj fushate, Ju lutem klikoni mbi linkun përkatës:

SOCIETIES_2_COVID_19_Impact_on_CSOs_Research_Complete_Short_Version_Alb

SOCIETIES_2_COVID-19_WHO_Poster_PWD_Alb

SOCIETIES_2_Ndoja_Suela_Article_Alb

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni koordinatorin lokal të projektit:

Stefan Paloka

Caritas Shqiptar

s.paloka@caritasalbania.org

Cel: +355697041293