MENS SANA IN CORPORE SANO.

Aktiviteti fizik lidhet me përmirësimin e shëndetit mendor kryesisht në saje të çlirimit të hormoneve të endorfinës dhe dopaminës gjatë dhe pas aktivitetit. Sipas një studimi të botuar në revistën “Lancet”, ngarja e biçikletës në fakt siguron njëfarë mbrojtjeje të shëndetit mendor. Studimet kanë treguar se personat që përdorin biçikletën kanë një numër dukshëm më të vogël “ditësh të këqija” të shëndetit mendor gjatë muajit dhe se ata që shkonin në punë me biçikletë arrijnë një nivel kënaqësie dhe përqendrimi shumë më të lartë, në krahasim me ata që shkonin në punë me makinë.

Caritas-i Shqiptar, së bashku me partnerët në projektin rajonal SOCIETIES 2, financuar nga BE, po zhvillon një fushatë për rritjen e vetëdijësimit për nevojën e ruajtjes së shëndetit mendor dhe respektimit të dinjitetit të personave me çrregullime mendore.