ANIMATOR SOCIAL
Organizata: Caritas Albania
Pozicioni: Animator Social
Departamenti: Social
Vendodhja: Qëndra ditore “ Dritarja e Dijes” Paskuqan, Tirane
Varet & raporton tek: Koordinatori i qëndres, Menaxheri I projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i implementon Projektin “Fëmijët dhe të rinjtë”. Qëllimi i këtij projekti është permirësimi i jetesës dhe përfshirjes aktive në komunitet.
Përgjegjësitë
Animatori social është përgjegjës për arritjen e objektivave dhe rezultateve të mirë-përcaktuara në kornizën logjike.
- Të marrë pjesë aktive në takimet, mbledhjet e ekipit të projektit.
- Të përgatisë planin e aktiviteteve animuese për përfituesit.
- Të organizojë aktivitete socializuese, kulturore dhe sportive për përfituesit.
- Të bashkëpunojë me ekipin e projektit për evidentimin e rasteve problematike.
- Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe me stafin e institucionit për vlerësimin/analizën e çdo rasti.
- Të referojë tek punonjësi social rastet që duhen ndjekur.
- Të jetë përgjegjës për mbledhjen sistematike të të dhënave për indikatorët e projektit.
- Të bashkëpunojë me stafin e institucionit për përgatitjen e eventeve të veçanta.
- Të ndihmojë vullnetarët në ngritjen e kapaciteteve për aktivitetet që ata mbulojnë.
- Të jetë i disponueshëm për punë të tjera që dalin gjatë implementimit të projektit dhe ndikojnë në performanën e tij.
- Të raportojë çdo fund muaji tek Koordinatori i Projektit dhe sa herë që i kërkohet nga Menaxheri i Projektit.
- Kualifikimet
- Të këtë përfunduar studimet për punë sociale, animacion, rekreacion ose kualifikime profesionale të fushës.
- Të ketë eksperiencë pune në animacion social me grupet në nevojë.
- Të ketë njohuri kompjuterike.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperienca
- Të ketë njohuri të mira komunikuese dhe analizuese.
- Të ketë aftësi për të punuar në situata të vështira, durim dhe fleksibilitet
- Të ketë aftësi krijuese.
- Të ketë aftësi të mira dëgjuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Të respektojë gjatë punës parimet e doktrinës sociale të Kishës Katolike.
Data e parashikuar e fillimit të punës është 01/02/2024.
Ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Caritas-it Shqiptar ose dërgoni e-mail në adresën caritasalbania@caritasalbania.org
Letër Motivimi, CV
Afati për aplikim: 17.01.2024 – 24.01.2024
Personat e pëzgjedhur do të kontaktohen për fazen e intervistës.