Njoftim për punë
Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Asistent Administrativ
Vendodhja: Tiranë
Raporton tek: Drejtori Kombetar
Konteksti
Caritas-i Shqiptar është një organizatë e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve. Caritas-i Shqiptar ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të Departamenteve, Zyrave të Sherbimeve dhe të programeve: Departamenti Social, Departamenti Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, Departamenti Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Departamenti i Finances, Departamenti i Administratës, duke bashkepunuar edhe me rrjetin unik të famullive, institucioneve, dhe komuniteteve te Kishes Katolike në Shqipëri .
Caritas-i Shqiptar kërkon të punësojë një Asistent Administrativ i cili nën drejtimin dhe supervizimin direkt të Drejtorit Kombëtar ofron mbështetje dhe koordinon punën me departamentet dhe administratën.
Asistenti Administrativ në bashkëpunim të ngushtë me shefat e departamenteve ushtron kompetencat e burimeve njerëzore sipas parashikimeve në rregulloret përkatëse dhe organizon punën me korrektësi duke siguruar cilësi të lartë gjatë ushtrimit të detyrës.
Përgjegjesitë:
- Përgatit sipas nevojës programin e punës ditore, javor, mujore për veprimtari të rendësishme në të cilat merr pjesë Drejtori.
- Të ndihmojë, organizojë dhe të ndjekë agjenden e përditshme të Drejtorit të Caritas Shqiptar duke koordinuar punën me departamentët dhe Caritas-et Dioqezane.
- Eshtë përgjegjes për adresën zyrtare të postes dhe email të Caritas Shqiptar.
- Harton, ndan dhe monitoron zbatimin e vendimeve të Drejtorit.
- Sistemon dhe kontrollon materialet e perpiluara nga departamentet përpara nënshkrimit nga Drejtori i Caritas Shqiptar.
- Mban komunikimet me Konfederaten Caritas, Institucionet shtetërore, donatore, partnere të Caritas Shqiptar.
- Ndjek zbatimin e rregullave që normojnë punën e strukturave dhe punonjësve të Caritas Shqiptar.
- Harton listën e ligjeve, vendimeve gjygjësore, dhe akteve nënligjore ne bazë të cilave organizohet dhe ushtron veprimtarinë Caritas SHqiptar dhe siguron zbatimin e tyre në afat.
- Mban vulën e institucionit dhe protokollin, arkivon te gjitha vendimet dhe dokumentat e protokolluar.
- Ndjek hartimin e akteve administrative me karakter normativ nga Drejtori i Caritas Shqiptar dhe ben interpretimin për zbatimin praktik të tyre.
- Me autorizim të Drejtorit të Caritas Shqiptar përfaqëson Caritas Shqiptar në organet gjyqësore, administrative dhe të tretët. Përfundimet e përfaqësimit i raporton tek Drejtori.
Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me Caritas Dioqezane, famullite dhe kongregatat.
- Sigurohet që të gjithë aktivitetet janë të koordinuara me stafin sipas planifikimeve strategjike.
- Ndihmon në koordinimin, përgatitjen dhe publikimin e raporteve vjetore të Caritas Shqiptar.
- Sipas interesit dhe nevojës së institucionit kryen edhe punë e detyra të tjera që lindin si pasojë e parashikimeve në rregulloret e brëndshme.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat juridike apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh.
- Preferohet përvojë pune të paktën një vit në çeshtjet juridike, burimet njerëzore, zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, menaxhim institucional.
- Aftësitë të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Aftësi në gjuhën të tjera janë të dëshirueshme.
- Njohuri kompjuterike.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Menaxhimi i brendshëm dhe i jashtëm i palëve të interesuara.
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive
- Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit:
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me email në adresat e mëposhtme brenda datës 30.06.2022: caritasalbania@caritasalbania.org
Data e parashikuar për të filluar punë është 4 korrik 2022 me një kohëzgjatje deri me 31 dhjetor 2022.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.