Njoftim për punë

 

 

Organizata:                     Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Koordinator Terreni/ Ekspert Migracioni

Departamenti:                 Anti-Trafikimi dhe Migracioni

Vendodhja:                      Gjirokastër

Varet & raporton tek:    Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

 

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.

Koordinatori do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit, punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktorë të tjerë lokalë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen e monitorimin e ndihmave humanitare (NFIs).

Projekti zbatohet në nivel kombëtar dhe zonat që do të mbulojë koordinatori janë Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Vlorë.

 

Përgjegjesitë Specifike

 

  • Të koordinojë çeshtjet logjistike në zonën e implementimit të projektit.
  • Të asistojë në nivel lokal që prokurimi i artikujve bazë të bëhet në kohën e duhur.
  • Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë.
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.
  • Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
  • Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
  • Të përgatisë raporte.
  • Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
  • Të angazhohet edhe me detyra të tjera të cilat do i delegohen nga përgjegjësi i departamentit.
  • Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.

   

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat Juridike, ekonomike, shoqërore apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh.
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë.
  • Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale për të levizur sipas nevojave të punës.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
  • Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kolegët, përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.
  • Aftësi të mira organizative.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën me efektivitet dhe gadishmëri të udhëtojë në distanca të ndryshme.
  • Aftësi në kryerjen e detyrave dhe mbajtjen e pëgjegjësive gjatë zhvillimit të punës.
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
  • I gatshëm për tu përgjigjur nevojave me natyrë humanitare të organizatës.
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
  • Të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referencë nga përgjegjës në punë të mëparshme.

 

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

ose në adresat e emailit caritasalbania@caritasalbania.org / a.mitri@caritasalbania.org

Afati i fundit për dërgimin e dokumentave është data 22.09.2022

Kohëzgjatja e pozicionit është tre muaj, me mundësi zgjatje, dhe data e parashikuar është  30 shtator 2022 deri me 31 dhjetor 2022. Ky pozicion mbyllet sipas datës së parashikuar në njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.