Njoftim për punë

 

Organizata:                     Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Përkthyes i gjuhës Arabe

Departamenti:                Anti-Trafikimi dhe Migracioni

Vendodhja:                     Gjirokastër

Varet & raporton tek:   Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare me ushqim, veshmbathje, akomodim, duke rritur aksesin e tyre në infomacion, duke ofruar përkthim dhe transport.

Përkthyesi i gjuhës Arabe do të punojë me kohë të pjesshme dhe është përgjegjës për përkthimin gjatë zhvillimit të proçedurave nga Policia e kufirit dhe Migracionit, lehtësimin e komunikimit midis migrantëve, refugjatëve, azil-kërkuesve dhe stafit të Caritas Shqiptar, bashkëpunim me aktorë të tjerë institucional si dhe punën në zyrë.

Projekti zbatohet në nivel kombëtar dhe zonat që do të mbulojë janë Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Vlorë.

Përgjegjesitë Specifike

  • Përkthen për punonjësit e policisë së Migracionit dhe Kufirit gjithçka që thuhet gjatë intevistës me Refugjatët dhe Azil-kërkuesit.
  • Lehtëson komunikimin midis  stafit të Caritas Shqiptar dhe përfituesve të projektit që flasin gjuhën Arabe.
  • Zbaton parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencial.
  • Ndihmon në përgatitjen dhe përkthimin e dokumentacionit të Refugjatëve dhe azil-kërkueseve , marrëveshjeve dhe korrespondencës për zbatimin e projektit.
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe ndihmon zyrën lokale dhe departamentin.
  • Përgatit raporte javore, raporte mujore dhe raportin përfundimtar sipas kërkesave.
  • Komunikon me përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe komuniteteve dhe angazhohet për përparimin e këtij komunikimi.
  • Sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
  • Angazhohet edhe jashte orarit të punës.

Kualifikimet

  • Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës Arabe në komunikim dhe në të shkruar.
  • Preferohet të ketë përfunduar studimet në shkencat shoqërore apo fusha të ngjashme.
  • Preferohen persona me eksperiencë të paktën 1 vjeçare si përkthyes.
  • Eksperiencat e punës në projekte me donatorë të huaj do të merren parasysh.
  • Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale për të levizur sipas nevojave të punës.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kolegët, përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën me efektivitet dhe gadishmëri të udhëtojë në distanca të ndryshme.
  • Aftësi në kryerjen e detyrave dhe mbajtjen e pëgjegjësive gjatë zhvillimit të punës.
  • I gatshëm për tu përgjigjur nevojave me natyrë humanitare të organizatës.
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referencë nga përgjegjës në punë të mëparshme.

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brënda datës 24.02.2023 Adresa: Rruga Don Bosko; Nr. 4 Tiranë, ose në adresat e emailit caritasalbania@caritasalbania.org / a.mitri@caritasalbania.org .

Kohëzgjatja e pozicionit të punës është dhjetë muaj, me mundësi zgjatje dhe data e parashikuar e fillimit të punës është  01 mars 2023.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.