Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Sanitare
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Vendodhja: Bilisht
Varet & raporton tek: Koordinatori/Menaxheri i Programit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.
Personi që do të punësohet, do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për higjenën dhe mirembajtjen e kushteve sanitare në Pikën Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me Policinë e Kufirit dhe Migracionit dhe stafin e Caritas Shqiptar.
Projekti zbatohet në nivel kombëtar dhe zonat që do të mbuloje ështe Bilisht/Kapshtica.
Përgjegjesitë Specifike
- Përgjigjet për mirëmbajtjen, higj
- enën e pastërtinë e ambjenteve të brendshme dhe te jashtme të pikës kufitare Kapshticë.
- Gjatë rregullimit e pastrimit të ambjenteve të zyrave ruan e trajton me kujdes vlerat materiale e dokumentet zyrtare.
- Për çdo problem ose shqetësim që konstaton gjatë kryerjes së detyrës, në ambjentin përkatës, njofton menjëherë menaxheren e Programit.
- Ruan sekretin dhe konfidencialitetin e aktivitetit apo veprimtarisë që zhvillohet në ambjentet që janë objekt i detyrës së ngarkuar.
- Në mënyrë periodike nëpermejt nje kërkese ne formë të shkruar kërkon pranë Koorfinatorit të zyres nevojat materiale për kryerjen me cilësi të detyrave që i ngarkohen.
- Sipas interesit dhe nevojës së Caritas-it Shqiptar kryen edhe punë e detyra të tjera, gjithmonë në përputhje me kushtet e mundësitë e krijuara për këtë qëllim.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e detyrueshme sipas legjislacionit shqiptar.
- Eksperiencat e punës së meparshme do të merren parasysh.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, dhe partnerëve lokalë.
- Aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e kërkuara duhen të dërgohen brenda datës 07.07.2023 në adresat e email: caritasalbania@caritasalbania.org
Kohëzgjatja e pozicionit: data e parashikuar është 10 korrik 2023 deri me 31 dhjetor 2023. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar në njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.