Njoftim për punë
(Part time)
Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Specialist IT
Vendodhja: Tiranë
Raporton tek: Drejtori Kombëtar
Konteksti
Caritas-i Shqiptar është një organizatë e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.
Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.
Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve. Caritas-i Shqiptar ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.
Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të Departamenteve, Zyrave të Shërbimeve dhe të programeve: Departamenti Social, Departamenti Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, Departamenti Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Departamenti i Financës, Departamenti i Administratës, duke bashkëpunuar edhe me rrjetin unik të famullive, institucioneve dhe komuniteteve të Kishës Katolike në Shqipëri.
Caritas-i Shqiptar kërkon të punësojë një specialist IT i cili nën supervizimin direkt të Drejtorit Kombëtar do të kryjë detyrat e kërkuara.
Përgjegjesitë:
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Serverave Primarë
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Serverave Backup
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Storage
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Network
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Wifi
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Antivirus
- Instalime, konfigurime dhe mirëmbajtje të Microsoft 365
- Instalime programesh të ndryshme
- Instalime (formatime) Kompjutera dhe Laptope
- Instalime dhe konfigurime fotokopje dhe printera
- Diagnostime dhe zgjidhje të problemeve të ndryshme që kanë lidhje me shërbimet e sipërpërmendura informatike
- Ndërhyrje remote për zgjidhjen e problematikave të ndryshme që kanë lidhje me shërbimet e sipërpërmendura informatike
Kërkesat kryesore
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Elektronikë, Teknologji Informacioni apo fusha të ngjashme.
- Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet në punë të ngjashme.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive.
- Njohuri shumë të mira në administrimin, ruajtjen dhe zgjerimin e infrastrukturës së IT.
- Të ketë njohuri të mira për instalimin dhe mirëmbajtje të network, Firewalls, VPN, LAN, WAN, etj.
- Aftësi shumë të mira për instalimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterave, printerave ose pajisjeve të tjera elektronike, sipas nevojës.
- Aftësi menaxhuese me sigurimin kundër viruseve.
- Të ofrojë zgjidhje për probleme komplekse.
- Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit:
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me email në adresat e mëposhtme brenda datës 30.08.2022: caritasalbania@caritasalbania.org
Data e parashikuar për të filluar punë është 1 shtator 2022 me një kohëzgjatje deri me 31 dhjetor 2022.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.