07 Gusht 2019
NJOFTIM
Caritas Shqiptar kërkon të shesë pronën si mëposhtë:
- Truall dhe ndërtesë
Ju lutem shkarkoni dokumentin e plotë ketu
Trualli ka një hapësirë prej 500 m2 në te cilën është edhe një ndërtesë.
Ndërtesa është në kushte shumë të mira dhe nuk ka pasur asnjëherë dëmtime të rënda. Riparime të herëpashershme janë bëre në ambientin e brëndshëm si dhe të jashtëm të saj. Ky objekt ka një hapësirë prej 93.97 m2 e cila është e ndarë në: 1 sallon, 1 dhoma gjumi, 1 banjo, 1 kuzhinë.
Palët të cilat janë të interesuara për të shikuar nga afër apartamentin, janë të lutur të na vizitojnë në zyrat tona, nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri në 16:00, ose mund të dërgojnë email në adresën caritasalbania@caritasalbania.org ose në nr e tel +355 68 202 4596 për të caktuar një takim.
Kushdo që është i interesuar të dërgojë ofertën e tij, duhet ta dorëzojë atë dorazi në zarf të mbyllur dhe jo transparent, me mbishkrimin “Ofertë për truall dhe ndërtesë” në adresën e mëposhtë:
Caritas Shqiptar Albania
Rruga: “Don Bosko” nr.4
Tiranë, Albania.
Oferta duhet shprehur në monedhën Leke (ALL).
Oferta më e mirë do të shpallet fituese. Caritas Shqiptar do të kontaktojë fituesin me email.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri me 15 Gusht 2019, ora 16:00.
JU LUTEM MBANI PARASYSH QË CARITAS SHQIPTAR GËZON TË DREJTËN TË REFUZOJË NJË OSE DISA OFERTA pa dhënë ndonjë arsye ofruesit.
TË DHËNA TË TRUALLIT DHE NDËRTESËS
1.Dokumentacioni:
- Çertifikatë Pronësie
- Kontratë me Ujësjellës Kanalizime
- Kontratë me OSHEE
2. Planimetria:
Pronari: – Caritas Shqiptar;
Adresa: – Bashkia: Lezhë,
– Nj. Admin: Shënkoll.
Sip. truall: – 500m2;
Sip. ndërtimore: – 93.97m2;
Çmimi bazë për të filluar oferta: – ALL 3,993,725.00