Shkarkoni dokumentacionin e plotë:

Aneks RFQ           Aneks RFQ 1

Tiranë me 05/05/2020

NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI

Caritas Shqiptar me seli në rrugën “Don Bosko”, nr.4, Tiranë, Shqipëri, njofton shtyrjen e afatit të proçesit të tenderimit sipas të dhënave të mëposhtme:

Autoritet Prokurues:               Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                  Blerje produkteve ushqimore dhe higjenike, Gjirokastër

Nr. i Referencës:                     RFP-05-AT-20

Lloji i Procedurës:                  Kërkesë për ofertë (RFQ)

Data e shpalljes së njoftimit:  05/05/2020

Data e mbylljes së njoftimit: 12/05/2020 Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:         1 (një) vit

Arsyeja e shtyrjes së afatit është mungesa e një oferte të vlefshme për të zhvilluar normalisht këtë proçedurë.

Duke analizuar shkaqet si dhe duke vlerësuar situatën pandemike të krijuar nga COVID – 19, komisioni i vlerësimit të ofertave të caktuar për këtë proçes tenderimi, vendosi që të bëhej ndryshimi i paraqitjes së ofertave. Këto ndryshime bëhen për të thjeshtuar sa më shumë punën e subjekteve për paraqitjen e ofertave të tyre. Ndryshimet janë përkatësisht si mëposhtë:

  • Ofertat mund të dorëzohen dorazi ose me email në emailet: caritasalbania@caritasalbania.org dhe/ose a.leka@caritasalbania,org.
  • Paraqitja e dokumentacionit të nevojshëm thjeshtohet. Mjafton të paraqitet vetëm formati i kërkesës për ofertë sipas formatit Aneks RFQ dhe Aneks RFQ 1.

Kliko këtu për të shkarkuar Aneks RFQ

Kliko këtu për të shkarkuar Aneks RFQ 1

Kliko këtu për të shkuar tek adresa e njoftimit fillestar.